Agjentët e fshehtë në administratë do zbulojnë aferat korruptive

AktualitetKryesore
195
0
sample-ad
aferat korruptive

Në të gjitha administratat shtetërore dhe private do të ketë persona të cilët do të denoncojnë aferat korruptive. Me zbatimin e  ligjit ““Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, që u miratua pak kohë më parë do merret institucioni i ILDKPKI i cili, ka përcaktuar rregullat që do të ndiqen nëpër institucionet private.

Raportimi vjen nga “citynews, sipas të cilit: Personat që do jenë caktuar për të kryer këtë detyrë nëpër këto administrata do të raportojnë tek institucionet kompetente aferat korruptive që do vënë re. Ky Ligji, i miratuar pak muaj më parë ju siguron këtyre personave ruajtjen e anonimatit dhe në raste të caktuara mund të merret në mbrojtje dhe nga shteti. Ligj “Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve”, do zbatohet për ato subjekte private  që kanë mbi 100 punëtorë.

Institucioni që do merret me zbatimin e këtij ligji do të ketë këto detyra si: të veprojë me integritet dhe efikasitet jashtë çdo influence, të kërkojë informacione dhe dokumente, të urdhërojë inspektime ose analiza, të mbledhë deklarata ose të pyes persona në dijeni, rrethanat e çështjes të konsultohen me ekspertë, të marrë të gjitha masat për shqyrtimin e hetimit administrativ si dhe të raportojë në lidhje me përfundimin e hetimit administrativ të kërkesës për mbrojtjen e sinjalizuesit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

18 − 13 =