Rriten huatë kreditore me probleme për biznesin

Ekonomi
232
0
sample-ad
Shoqata e Bankave Kredite me probleme u rriten 1.8 per qind ne 4 muaj

Raporti i kredive me probleme për bizneset në valutë është përkeqësuar, duke qëndruar në nivelin e 25.3% në fund të gjashtëmujorit të parë…

Rritja ekonomike është përshpejtuar në tremujorin e parë të vitit 2016, në  në 2.96% (vjetore), ndërkohë që treguesit e punësimit u përmirësuan. Është ky konkluzioni i specialistëve të bankës së Shqipërisë, të cilët kanë prezantuar sot raportin e stabilitetit financiar në 6 mujorin e parë 2016. Ata kanë shtuar se edhe zhvillimet në treguesit kryesorë financiarë dhe të sektorit bankar kanë qenë përgjithësisht pozitive.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë në analizën për vlerësimin e stabilitetit financiar pohon se rreziku i kreditit është rritur. Kredia me probleme u rrit sërish në 20%, ndërkohë që ka pasur një ulje të mbulimit me provigjione dhe ulje të mbulimit me kapital. Kategoria më problematike për moskthimin e kredive është huaja për bizneset në valutë në afat të mesëm.

Huatë me probleme për biznesin vlerësoheshin në 24.4% në fund të qershorit, duke u rritur me 3 pikë përqindje në krahasim me dhjetorin 2015, ndonëse është ulur me 0.5 pikë përqindjeje në raport me një vit më parë. Me problematike është kredia në valutë.

Raporti i kredive me probleme për bizneset në valutë është përkeqësuar, duke qëndruar në nivelin e 25.3% në fund të gjashtëmujorit të parë. Në të kundërt, kredia me probkeme për individët është përmirësuar, duke u ulur me 2.9 pikë përqindjeje, në 12% në fund të 6 mujorit.

Banka e Shqipërisë vlerëson se rreziku i tregut është i ndjeshëm dhe i pranishëm në kursin e këmbimit dhe normën e interesit. Ajo rekomandon që bankat duhet të komunikojnë me klientët për të vlerësuar drejt rrezikun.

BSH thekson se gjithsesi sistemi bankar është i shëndetshëm, nivelet e kapitalizimit dhe likuiditetit janë të mira dhe sektori gjeneron fitim.

Individët zhvendosën kursimet në alternativa të tjera

Banka e Shqipërisë vlerëson se individët kanë theluar zhvendosjen e kursimeve de investimeve të tyre në asete të tjera të sistemit financial. Ulja e normave të interesit ka bërë që individët të mos e shohin me interes mbajtjen e kursimeve në banka./MONITOR

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nine + twelve =