Komisioni i Posaçëm "qeth" pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

AktualitetKryesore
387
0
sample-ad

 

 

 

 

korrupsioni-ne-drejtesi_1469695124-2987472

Komisioni i Posaçëm i Reformës në Drejtësi ka miratuar dje vetëm me votat e maxhorancës projektligjin “Për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit në Republikën e Shqipërisë”. Projektligji në fjalë ka pësuar një ndryshim në nenin e pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilat kanë pësuar ulje nga varianti fillestar i propozuar, raporton “Panorama”, sipas të cilës:

Nëse më parë paga mesatare për magjistratët ishte propozuar të ishte rreth 330 mijë lekë në muaj, në projektligjin e miratuar dje nga shumica e majtë, paga është ulur në rreth 250 mijë lekë. Për magjistratët e sistemit të drejtësisë, ata që do të kalojnë procesin e vetingut është parashikuar një rritje page prej 2% çdo vit kalendarik, deri në 25 vite. Por ulje të pagave nga propozimi fillestar ka pësuar e tërë hierarkia e sistemit të drejtësisë. Për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese paga ishte propozuar të ishte në nivelin e 455 mijë lekë në muaj, ose rreth 4 mijë euro, ndërkohë që pas ankesës së Ministrisë së Financave pagat kanë pësuar ulje të konsiderueshme. Për kreun e Gjykatës Kushtetuese, paga është propozuar të jetë në nivelin e 341 mijë lekëve, ose rreth 3 mijë euro.

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe ata të Gjykatës së Lartë do të marrin një pagë rreth 280 mijë lekësh në muaj, nga 380 që ishte propozuar në 헹᨜llim. Paga e kryeprokurorit ka pësuar edhe ajo një ulje të ndjeshme nga varianti fillestar.  Nga 345 mijë lekë në muaj që ishte propozuar për Prokurorin e Përgjithshëm, dje maxhoranca ka miratuar që niveli i pagës mujore për këtë titullar institucioni të jetë në masën e 258 mijë lekë në muaj. Kjo pagë e kryeprokurorit është barazuar më prokurorët e tjerë të Prokurorisë së Përgjithshme.

Pensioni suplementar

Edhe pensioni i prokurorëve dhe gjyqtarëve është ulur me 20% nga niveli 헹᨜llestar i propozuar nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT. Për magjistratët që dilnin në pension ishte parashikuar që të merrej si referencë 60% e pagës, por për këto shifra Ministria e Financave u shpreh kundër, duke thënë se është në shkelje të ligjit për pensioneve. Sipas Financave, pensionet e magjistratëve nëse do të miratohej me 60% e pagës se re do të shkonin në nivelin e pensionit të Presidentit, Kryeministrit dhe kryetarit të Parlamentit dhe se shuma do të ishte e papërballueshme. Pas këtyre ndërhyrjeve të Ministrisë së Financave, dje Komisioni ka vendosur ta ulë në 40% masën e pagës referuese për pensionin suplementar. “Pensioni shtetëror suplementar maksimal, sipas ligjit për pensionet suplementare shtetërore, nuk duhet të jetë më i madh se 40 për qind e pagës referuese në përputhje me ligjin për pensionet suplementare”, thuhet në nenin 21. Nga projektligji i ri “Për statusin e gjyqtarit dhe prokurorit” është hequr propozimi që magjistratët të përfitonin 5% të pagës shtesë për të shkolluar fëmijët nga 1825 vjeç. Magjistratëve u është lënë privilegji për të përfituar strehim në qendrat e qyteteve ku ata ushtrojnë funksionin e tyre. “Magjistrati ka të drejtë që një herë gjatë ushtrimit të funksionit të tij, pasi të ketë ushtruar jo më pak se tre vjet të detyrës, të për헹᨜tojë kredi për shtëpinë të financuar nga shteti, në shumën e vlerës mesatare të një apartamenti të paktën 50 m2 në zonën e qendrës së qytetit ku magjistrati ushtron detyrën”, thuhet në nenin 17 të projektligjit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

6 − three =