Drejtori ekzekutiv i DIA-s gropos të akuzuarin Kastriot Ismailaj

AktualitetKryesore
326
0
sample-ad

kastriot-ismaili-transaksionet  

Kastriot Ismailaj, ish-administratori i DIA-s, i akuzuari për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim parash”, refuzoi dje me forcë dëgjimin e dëshmisë së dëshmitarit kyç të procesit, Elvis Matajt.

I pandehuri Ismailaj u largua në mënyrë demonstrative nga salla e gjyqit, duke u bërë shkak për ndërprerjen e saj. Mataj, ish-drejtori ekzekutiv i DIA-s nuk ishte i pranishëm në gjyq, por trupi gjykues lejoi leximin e deklarimeve të dhëna prej tij në prokurori në fazën e hetimit.

Leximi i deklarimeve të Matajt u kërkua nga ana e prokurores Antoneta Sevdari me pretendimin se dëshmitari gjendet jashtë Shqipërisë dhe është i pamundur njoftimi i tij. Dëshmia e Matajt pretendohet të jetë prova më e fortë e organit të akuzës në procesin gjyqësor kundër të pandehurit Kastriot Ismailaj.

Sipas prokurorisë, Ismailaj ka arritur të përfitojë një shumë prej 5 milionë eurosh gjatë marrëveshjes së shoqërisë të administruar prej tij, DIA, me shoqërinë CEZ, në kushtet e mashtrimit për mbledhjen e borxheve të kësaj të fundit.

Biznesmeni Ismailaj ishte i qetë deri në momentin që Gjykata lejoi leximin e deklarimeve të dhëna në Prokurori nga Elvis Mataj. Vendimi u parapri nga një debat i fortë mes palëve. Avokatët Vladimir Meçi dhe Alban Qafa kërkuan praninë e dëshmitarit në sallën e gjyqit. Sipas avokatëve, dëshmitari ishte në Gjermani, por prokuroria nuk i kishte konsumuar të gjitha veprimet.

Veprimet e gjykatës pro kërkesës së prokurorisë nuk u mirëpritën nga i pandehuri. Ismailaj brofi në këmbë dhe i kërkoi Gjykatës, ndërprerjen e seancës. Refuzimi i kësaj kërkese u pasua me largimin e të pandehurit, i cili vuri në dyshim vërtetësinë e procesverbalit të prokurorisë. “Kjo është farsë. Nuk mund të vazhdoj gjyqin me dokumente të mbushura rrugëve. Në këto kushte unë largohen nga seanca, pasi nuk mund të vazhdoj kështu, “ tha i tensionuar Ismailaj.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × 3 =