Zbardhet plani për ndërtimin e Terminalit të Transportit Publik në Tiranë

Ekonomi
273
0
sample-ad
treminal2-520x366

Projekti për ndërtimin e Terminalit të Transpaortit Publik përmban edhe opsionin për Motel, Qendër Biznesi në territorin e caktuar për koncension, por jo të përfshira në vlerën e investimit.

Autoritet Prokurues                                                                         Qeverisja Lokale Tiranë
 

 

 

 

 

Objekti i Kontratës

Hartimi i detajuar dhe Zbatimi i Ndërtimit të një Terminali të ri të Transportit Publik, Mirëmbajtjen e tij të zakonshme dhe të jashtëzakonshme, si dhe Menaxhimin e mëvonshëm të terminalit të transportit publik të Tiranës. Vlera e vlerësuar e Projektit është 15.5 milionë Euro. Autoriteti Kontraktor do të zbatojë procedurën e hapur të tenderit në pajtim me nenin 22 të ligjit shqiptar të konçesioneve dhe partneritetit publik privat nr. 125/2013. Autoriteti Kontraktor do të ofrojë një truall prej 85,000 metra katrorë vendosur për gjatë korridorit kryesor që çon në veri-perëndim, nga qyteti në drejtim të Durrësit, truall i cili do t’i kontraktohet në baza afatgjatë Ofertuesit fitues për të ndërtuar, operuar dhe për të ruajtur terminalin për të mirën e operatorëve dhe udhëtarëve. Objekti i projektit përshkruhet si “Zgjidhja 3” në dokumentin “Përshkrimi i Projektit” (zgjidhja pa parking nëntokësor) me përjashtim të godinave të mëposhtme:
a) Qendra tregtare dhe kulturore;
b) Kulla me ambiente zyrash, hotel dhe salla konferencash;
c) Parkingu i makinave me shumë nivele;
d) Motel;
e) Stacioni i trenave-tramvajeve;
f) Magazina e tramvajeve.
Projektimi i Terminalit duhet të garantojë funksionalitetin e plotë të Terminalit nëpërmjet vetëm ndërtimit dhe aktivizimit të godinave dhe ambienteve të mëposhtme:
1. Hyrjes në Terminal me sheshrrotullim në SH1 (Rruga Kastrioti);
2. Rrugët qarkulluese të Terminalit me zbritjen dhe marrjeve e pasagjerëve;
3. Parkingun e autobusëve, furgon taksi dhe taksive;
4. Godinave të udhëtarëve;
5. Urave të këmbësorëve;
6. Garazhit të autobusëve dhe stacionit të shërbimit të karburantit;
7. Hapësirës publike;
8. Lehtësimit mjedisor.

Një listë e plotë e të gjitha përdorimeve në godinat e përfshira në Detyrën 4 ndodhet në Zgjidhjen 3 të Përshkrimit të Projektit. Në shkëmbim, të gjitha tarifat e vendqendrimit të autobusëve, të ardhurat e qiradhënies me pakicë, dhe tarifat e parkimit, do të arkëtohen nga Operatori Ekonomik për amortizimin e CAPEX-it të tij fillestar, shpenzimet operative, dhe për mbulimin e shërbimit të borxhit. Kontrata do të jetë me konkurs ndërkombëtar.Kohëzgjatja e Kontratës do të jetë 15 deri në 35 vite. Shënim nga Open Procurement Albania: Sipas Dokumentave Standarte, Projekti i plotë mund të kërkohet nga palët e interesuara pranë Autoritetit Kontraktor, Bashkia Tiranë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 × four =