PROTESTA PARA PARLAMENTIT/ Polici-shoqëria civile, "luftë" me kazan plehrash (VIDEO)

AktualitetKryesore
231
0
sample-ad

[vc_row][vc_column][vc_column_text]Proteste-mbetjet-640x405-640x358-1900x700_cProtestuesit u kanë bërë thirrje deputetëve që mos e votojnë ligjin, pasi do të ndotë akoma më shumë vendin, pasi nuk po trajtohen mbetjet brenda vendit dhe me importin e atyre nga jashtë situata do të rëndohet akoma më shumë.

Pjesëtarë të grupimeve të shoqërisë civile, ambientalistët dhe mbështetës nga populli janë duke vazhduar të protestojnë para Parlamentit kundër miratimit të ligjit për importin e mbetjeve nga jashtë. Protestuesit janë përplasur për disa minuta me policinë në hyrje të Kuvendit, pasi tentuan që të bllokojnë rrugën duke vendosur një kazan plehrash.

Forcat e Policisë kanë ndërhyrë duke mos lejuar bllokimin e rrugës dhe larguar protestuesit.

Policia u ka kërkuar protestuesve që të shmangin incidentet. Situata është qetësuar pas disa minutave tensionimi.

Protestuesit u kanë bërë thirrje deputetëve që mos e votojnë ligjin, pasi do të ndotë akoma më shumë vendin, pasi nuk po trajtohen mbetjet brenda vendit dhe me importin e atyre nga jashtë situata do të rëndohet akoma më shumë.

Protestuesit janë shprehur se ligji nuk jep garanci për ndalimin e plehrave të rrezikshme në dogana.

Shoqëria Civile dhe ambientalistët pas Kuvendit kanë deklaruar se do të protestojnë edhe para Presidencës për t’i kërkuar kreut të shtetit që të mos e dekretojë ligjin, ndërsa nëse Nishani e kalon do të mbledhin firmat për referendum.[/vc_column_text][vc_video link=”Share https://youtu.be/lodx-u_z9-8″][/vc_column][/vc_row]

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two × four =