A është vendimi i Joana Qeleshit i fundit i grabitjes së pronës me gjyq

Opinion
508
0
sample-ad
vendimi qeleshi     joana-qeleshi

Nga: Shtypi.net

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka urdhëruar hapjen e një hetimi administrativ për vendimin e dhena nga gjyqëtarja e Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi, që i njohu pronën ku do të ndërtohej një resorti i admirueshëm turistik, një familjeje nga Durrësi.

Fjala është për sipërfaqen e një toke bregdetare prej 45 mijë metër katror, në Gjirin e Lalëzit, ku kompania “Omnix Albania” do të ndërtonte një kompleks gjigand turistik më vlerë 450 milionë dollarë. Sikurse deponojnë burimet zyrtare dhe ato mediatike, deri gjashtë muaj më parë, e gjithë kjo sipërfaqe bregdetare rezultonte pasuri e paluajtshme publike e regjistruar në regjistrat e shtetit. Por më datë 25 mars 2016, Gjykata e Durrësit, përkatësisht gjykatësja Joana Qeleshi ka dhënë vendim që 45 dynymët nga kjo sipërfaqe t’i njihet si pronë familjes Seçuni nga Durrësi.

Këtu nuk ka asgjë të keqe nëse vendimi do të bazohej në fakte e prova të pakonestueshme, që vërtetonin pronësinë ligjore të familjes Seçuni, por nuk është kështu dje këtë e vërtetion edhe vendimi i dhenë nga vetë gjykatësja Qeleshi që në argumentim shprehet:

“Nga provat shkresore dhe ato me deshmitare te shqyrtuara ne gjykim, rezulton se paditesi e ka pasur te rrethuar siperfaqen e mesiperme prej 45 mije metra katrore, ai eshte kujdesur dhe e ka shfrytezuar kete siperfaqe si te ishte pronar i vetem i saj. Keshtu, fillimisht paditesi ka pasur te ndertuar ne nje pjese te pasurise nje kioske, te cilen e perdorte si barrestorant gjate muajve te veres nderkohe eshte kujdesur duke mirembajtur, kositur e vaditur siperfaqen tjeter te pretenduar si prone e tij”.

Në vijim të argumentave sa qesharake edhe të dhimbëshme për cilësinë e drejtësisë që japin gjykatat shqiptare, gjykatësja Joana Qeleshi thotë se këtë e ka provuar me njëmbëdhjetë dëshmitarë, të cilët i ka dëgjuar të dëshmojnë para saj në seancë gjyqësore respektive….Ka edhe të tjera episode të errëta, që pritet të ndriçohen nga Ministria e Drejtësisë, pas urdherimit të ministrit Manjani, por ajo që të bën përshtypje në këtë rast është lehtësia me të cilën vendimojnë të drejtën e pronësive gjykatat tona. Sigurisht Qeleshi nuk është e vetmja në këtë aferë. Ca kolegë të tjerë të saj në Vlorë kishin bërë po të njejtën gjë, duke vepruar në grup me ca zyrtarë të paguar për të ruajtur nga grabitja dhe keqpërdorimi pronën shtetërore. Detyrim ky që e ka edhe gjyqtarja Qeleshi por edhe të tjerë zyrtarë që e përdorin postin për të përfituar.

Kolegët e saj në Vlorë, në bashkëpunim me grupin e zyrtarëve të pronave, noterëve dhe avokatëve ja kishin dalë të tjetërsonin në favor të personave private mijëra hektar toke bregdetare në Gjirin e Karaburunit, pra kishin bërë të njejtën gjë që ka bërë dhe gjyqtarja Qeleshi në Gjirin e Lalëzit. Mirëpo a janë këta të vetmit e të fundit në këtë vendimdhënie që nuk bën tjetër vetëm se legjitimon grabitjen?

Facebook Comments

POST A COMMENT.

9 − 8 =