Reforma në drejtësi aspekti i fundit i mbrojtjes amerikane

AktualitetKryesore
237
0
sample-ad
ngjela report tv

Pa një reformë në sistemin e Drejtësisë nuk mund të mbrohen të drejtat. Shqiptarët kanë 25 vitë që nuk kanë të drejtat në Shqipëri…Ne bëmë aleancë me SHBA që në 1991 por pse erdhëm në këtë situatë 25 vite më vonë?

Gjatë një interviste dhenë për “Report-Tv”, i prononcuar për Reformën në Drejtësi avokat Spartak Ngjela ndër të tjera ka komentuar edhe për marrëdheniet Shqipëri-SHBA si dhe pse ajo po luan rolin prijësor për Reformën në Drejtësi. Duke e shtrirë në kohë qendirmin amerikan ndaj shqiptarëve, Ngjela ka argumentuar:

“I vetmi shtet perëndimor që përkrahu dhe nuk goditi revoltat për republikë të kosovarëve që në vitin 1981, janë amerikanët. Po ta shikosh në këtë rrjedhë padrejtësitë shqiptare duhet të vendosen. Ismail Kadare e ka thënë i pari dhe saktë. Gjuha shqipe ka qenë e mallkuar dhe historia jonë është goditur. Koha moderne nuk flet për kufinj por për të drejta. Të drejtat kosovarët i morën. Shqipëria ka humbur territore të mëdha. Kjo histori e fshehur dhe e përbuzuar, e mashtruar nga interesa të caktuar të fqinjëve tanë po mbaron. Aspekti i fundit i mbrojtjes amerikane është reforma në drejtësi. Pa një reformë nuk mund të mbrohen të drejtat. Shqiptarët kanë 25 vitë që nuk kanë të drejtat në Shqipëri… Ne bëmë aleancë me SHBA që në 1991 por pse erdhëm në këtë situatë 25 vite më vonë? Aleanca më Amerikën është vendosur në vitin 1991 ndërsa reforma erdhi në 2016-ën. Ka një moment të caktuar por ndonjëhëre politika nuk është strategjike. Koha është shumë e rëndësishme po nuk erdhi koha asgjë nuk ndodh. Politika amerikane ka qenë shumë e vëmendshme ndaj Shqipërisë në favor të vendit. Problemi është se ne nuk kemi aftësi analitike të tilla. Këtu po flasim për neo-shqiptarët që do të thotë shqiptarët e rinj, në moshë, në ide, në profesion. Për herë të parë dëgjuam për shqiptarët e rinj nga ndërkombëtarët, që unë e mbështeta….”. 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

9 − 6 =