Publikimi i videos së dhunëshme, Çipa: Nuk i shërben askujt!

AktualitetKryesore
269
0
sample-ad
aleksa cipa

Gazetari Aleksandër Cipa ka reaguar pas publikimit të një video në rrjetet sociale dhe më pas në portale, ku një djalë dhunohej nga pesë bashkëmoshatare të tij, djem dhe vajza.

Çipa u bën thirrje kolegëve të tij që t’i heqin ato pamje pasi nuk i shërbejnë askujt, përkundrazi nxisin dhunën. Kjo video sipas policisë ishte xhiruar në vitin 2014 dhe konflikti tashmë është shuar.

Reagimi i Aleksandër Cipës:

Hiqeni!!!! Hiqeniii!!!!!’ Nese keni ndjenje e shpirt, hiqeni!!!

Une jam prind. I kam studente krijesat e mia.
Une jam gazetar dhe e kam bere plot 25 vjet kete pune e ushtruar kete profesion! Kolege! Nese keni Zot, hiqini nga publikimi dhe transmetimi sekuencat e rrahjes se gjimnazistit elbasanas nga shoket dhe nje shoqe e tij! Hiqini ju lutem! Ç’ fare i shton raportit ajo sekuence rrahjeje?!!!! Une jam i dritheruar nga goditjet dhe nga dhuna ne grup kunder tij. Jam ne gjendje tronditese dhe nje shije qe po me mban ne perjetim dhimbes. Kjo besoj se i ngjet gjithkujt qe e sheh ate sekuence qe po publikohet me etje nga gjithkush prej mediave dhe online-ve tona. Me kete raport, ne nuk bejme detyren, por ndihmojme dhunen dhe shtimin e shijes se keqe te saj.
Hiqini, hiqini ato sekuenca!!!!
Si prind dhe gazetar,
Sandri.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

1 × 5 =