Edi Rama një zhgënjim, qeverisje me batuta, po Ilir Meta dhe LSI ?

AktualitetKryesore
246
0
sample-ad

 

shehi  

Edi Rama nuk mund ta qeverisë vendin vetëm me një grusht njerëzish që ka përqark vehtes. Por duhet ta qeverisë përmes institucioneve. Kjo është rruga e demokracisë…”.

Dashamir Shehi, drejtues i partisë LZHK, në një prononcim për revistën Mapo, ndërsa ka analizuar dhe vlerësuar figurat kryesore të politikës shqiptare të periudhës post komuniste, është shprehur se Kryeministri në detyrë nuk ai i duhuri për një post të tillë.

 

 “Rama për mua personalisht është një zhgënjim i madh. Ai ka qenë më qytetar dhe më intelektual kur ishte kryetar i Bashkisë sesa sot që është kryeministër i Shqipërisë. Ai nuk mund ta qeverisë vendin vetëm me një grusht njerëzish që ka përqark vehtes. Por duhet ta qeverisë përmes institucioneve. Kjo është rruga e demokracisë. Ndryshe nga sa rezulton, unë kam pritur që Rama duhet të ishte kampioni i liberalizmit në politikë. Nano e kishte filluar dhe ky duhet ta shtynte më tej…Raporti i Ramës me institucionet e shtetit ka qënë po kaq negativ, mos më keq sesa paraardhësit e vet. Nuk e di se çfarë i ka mbetur pozitive Ramës në këtë situatë përveçse batutave, që na kujton që ky njeri ka pas lexu edhe ndonjë libër përpara, por gjë tjetër nuk na lë… Dëshira e Ramës për të komentuar çdo vendim apo qëndrim të opozitës, në vend që të shohë se si ec karvani qeveritar, kthehet t’i gjuajë me gurë atyre që nuk kanë pushtet, nuk ka lidhje me demokracinë”.

Po Ilir Meta dhe LSI? Dashamir Shehi përgjigjet:

“Ilir Meta nuk është figura e njeriut të ekzekutivit sepse ka qëndruar vetëm dy vjet kryeministër. Por Meta është i rëndësishëm sepse ai për herë të parë ka krijuar një çarje midis dy partive të mëdha. D.m.th. këmbëngulja për të çarë raportin politik, për të krijuar lidhje nga e majta në të djathtë, qoftë edhe të shtyra nga interesa personalë, pushteti, grupe ekonomike, biznesi që kanë favorizuar këtë lloj ndërlidhje, është meritë e tij në një farë mënyre… Meta është akoma i ri. Dhe pesha që ka partia e vet është relative, nuk është alternativë për të përmbysur pushtetin. Meta është një alternativë për të plotësuar pushtetin. Kështu që gjykoj që në historinë politike, ai duhet të bëjë akoma rrugë…”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

9 − four =