Shpërthejnë socialistët: LSI na ka zaptuar të gjitha vendet e punës!

AktualitetKryesore
232
0
sample-ad
rama-3

Strukturat drejtuese të bazës e kanë cilësuar të padrejtë punësimin e militantëve të LSI në administratë, pasi është injoruar kontributi i socialistëve, që kanë investuar në fitoren e PS në dy zgjedhjet e fundit.

Partia Socialiste ka nisur të përfshihet nga polemikat dhe përplasjet në bazë. Punësimi është bërë “mollë sherri”. Kryeministri Edi Rama këto ditë ka zhvilluar takime me strukturat në veri, si në Shkodër, Vaun e Dejës, e zona të tjera të vendit, ku krahas të tjerave është ndeshur edhe me ankesat e përsëritura për zaptimin e vëndeve të punës nga rivalët e tyre koalicionist të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Sipas burimeve konfidenciale mësohet se në takimin e Shkodrës pati debate të forta lidhur me këtë temë, ku u akuzua qeveria se nuk po fut socialistët e vërtetë në punë, teksa mësohet se dhe në Vaun e Dejës është ripërsëritur kjo kërkesë.

Socialistët sipas Sot janë të indinjuar, pasi sipas burimeve, në të dyja këto takime ka pasur akuza ndaj aleatit të PS në qeverisje, Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ata e kanë akuzuar Ramën se LSI ka zënë të gjitha vendet e punës në administratë, ndërsa militantët e PS që kanë kontribuuar në dy zgjedhjet e fundit, kanë mbetur të papunë. Gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me strukturat drejtuese të degës së Partisë Socialiste në Vaun e Dejës dhe Shkodër, socialistët janë ankuar te kreu i qeverisë për LSI dhe kanë kërkuar që të rishikohet kjo çështje.

Sipas burimeve, strukturat drejtuese e kanë cilësuar të padrejtë punësimin e militantëve të LSI në administratë, pasi është injoruar kontributi i socialistëve, që kanë investuar në fitoren e PS në dy zgjedhjet e fundit. Baza socialiste i është ankuar kryeministrit Edi Rama, se nuk është respektuar gara për një konkurs të drejtë në administratë, por militantët e LSI janë katapultuar nëpër poste të ndryshme.

Por kryeministri është justifikuar me faktin se partia nuk duhet të shihet si një burim punësimi, pasi edhe në rast të kundërt, është e pamundur që të punësohen të gjithë socialistët.

Konflikti mes PS dhe LSI, për punësimet, dominon edhe në Jug të vendit. Në bashkitë e Qarkut të Gjirokastrës, konflikti mes PS dhe LSI është ndër më të ashprit krahasuar me bashkitë e tjera. Socialistët në këto bashki kanë akuzuar Lëvizjen Socialiste për Integrim se ka abuzuar me punësimin e militantëve të saj, duke nxjerrë jashtë loje militantët që kanë kontribuuar për Partinë Socialiste.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

12 + twelve =