RRËFIMI I IZETIT/ Grusht shteti me kazan pilafi e pula të "markës" Fahri Balliu

AktualitetKryesoreVendore 2015
316
0
sample-ad
fahri balliu

Në vazhdim të episodeve që trajtojnë ngjarje të kohës kur shërbente si badigard i Sali Berishës dhe në vijim të dëshmive për të ashtuquajturin “grushti i shtetit Berisha”, Izet Haxhia këtë herë sjell në vëmendje çastin e pushtimit nga kryengritësit të Radio Televizionit Shqiptar, duke dekonspiruar edhe njeriun që fshihej pas kazanëve me pilafin e pula të pjekura të sjellë për ti ushqyer ata.

Ja rrëfimi i rradhës i Izetit:

“Do të trajtoj një episod që ka ndodhur më 14 shtator 1998, dhe është përmendur më parë në mënyrë groteske. E kam fjalën për kazanët me pilaf që u sollën në ndërtesën e RTSH atë pasdite të 14 shtatorit. Nga kush u sollën këto kazanë me pilaf e mish pule? Ka qenë Fahri Balliu dora vetë që solli kazanët. Pasi solli këta kazanë dhe motrës së Hajdarit i la garuzhden në dorë për të ndarë pilafin, (a thua nuk kishte kush ta shpërndante pilafin e sjellë nga Fahriu, por këtë ai e bëri të diskreditonte motrën e Azemit), Fahri Balliu (pilafi) na u zhduk e nuk gjindej kërrkundi, as tek RTSH, as tek selia e PD. Pse, a thua? Gjithashtu kur filluan hetimet për grushtin e shtetit, Fahriu nuk u mor i pandehur edhe pse në dosjen e prokurorisë doli që Fahriu kishte sjellë kazanët me pilaf e mish pule tek RTSH më 14 shtator. Pse nuk u mor i pandehur, kur dihet se që nga Antoneta Malja e gazetarë të tjerë që erdhën në RTSH atë ditë u morën të pandehur?

Sepse e mbrojtën miqtë e tij qeveritarë. Pasi u lidha në tel me selinë e PD që të kontaktoja me doktor Mortjen, se kur do vinte të mbante fjalën në Tv (sepse shumicës së militantëve që pushtuan RTSH u ishte thënë merrni në dorë RTSH sepse do flasë doktori), në vend të doktorit më doli Linda Hisani që tha të prisnim. Po nga ana tjetër pashë se militantët e PD që kisha afër në RTSH filluan të pakësohen nga momenti në moment. Nuk po kuptoja arsyen dhe u bëra gati për luftime, se thashë mos po ikin nga ndonjë sulm që po vinte nga forcat qeveritare ashtu të zgërlaqura siç ishin, por që kishin filluar ta mblidhnin veten pasi “trimi” Perikli Teta ishte larë e pastruar.

Por arsyeja e kësaj ikjeje, siç mësova më vonë ishte një diare e tmerrshme që kishte kapur ata që hëngrën pilafin që solli Fahriu. Tani nuk e di kjo diarre erdhi nga që Fahriu si batakçi që është, kishte marrë pula të skaduara e pilaf të ndenjur? Apo erdhi ngaqë në kazanët e pilafit ishte hedhur një lëndë që shkaktonte diarre? Me të drejte do pyesni se pse duhet t’u shkaktohej diarre militantëve të PD që kishin pushtuar RTSH? Kujt i interesonte kjo gjë? Pasi doktor Mortja mori telefonatën nga miqtë e tij në Amerikë që të tërhiqej nga grushti i shtetit, nënshkroi tradhtinë e radhës edhe ndaj ne militantëve të PD që me porosi të tij kishim pushtuar RTSH. Tani doktor mortja ishte në hall se si do të na largonte neve nga RTSH. Që ju tradhtova nuk e thoshte dot, që bëra marrëveshje me qeveritarët e ngelur, në kurrizin tuaj, që ju çova vetë të pushtonit RTSH, prapë nuk e thoshte se nuk do t’i bindej njeri. Dhe ka
akoma edhe sot shumë militantë të PD që nuk janë të bindur se doktor Mortja gënjen pa pikë turpi. Unë për fat me disa militantë të tjerë që kisha afër, nuk e hëngrëm pilafin e sjelle nga Fahriu dhe shpëtuam nga diarreja. Por unë tradhtinë dhe shitjen që na bëri Berisha e mësova nga ambasadori i OSBE në Tiranë Dan Everts. Ai kërkoi me këmbëngulje të fliste me mua në tel, në telefonatën e parë duke kërcënuar me ndërhyrjen e policisë, por pasi nuk e hëngra atë kërcënim dhe ja mbylla në surrat telefonin, në telefonatat e pastajme më tha që Berisha me Pollon kanë rënë në marrëveshje me qeverinë për t’u tërhequr. Po hajde t’ua mbushje mendjen militantëve të PD për këtë tradhti të doktorit.

Por atë pasdite të 14 shtatorit këtyre militantëve të PD ua mbushi mendjen pilafi i Fahriut përgatitur sipas recetës së doktor Mortjes…

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × two =