Republika popullore e Lazaratit

Opinion
340
0
sample-ad
arbven manaj

Nga: Arben MANAJ

Pas asaj që ndodhi me dekanabizimin e Lazaratit, kurrë nuk mendoja se do vinte dita të shkruaja për lazaratizimin e Shqipërisë, pas egzaltimit për c’montimin e kryeqëndrës evropiane të kanabisit.

Pavarësisht retorikës justifikuese apo fajësuese, gjelbërimi opiumizues i Shqipërisë është ndoshta, piramida në pritje  e Shqipërisë apo eventualisht vdekja klinike e saj.

Nuk ka rëndësi kur ka filluar dhe si ka qënë Shqipëria e kanabizuar përpara Rilindjes, apo si është sot, në fund të mandatit të saj qeverisës; fakti i pamohueshëm dhe turpi i politikës mbarëshqiptare është tolerimi, pafuqia po deshët, heshtja, fshehja dhe frika elektorale për të dënuar një fenomen që për shkak të efekteve numerike ne zgjedhjet e ardhshme, rrezikon politikisht, diplomatikisht, dhe mbi te gjitha, fizikisht fibrën sociale të kombit.

Pamjet e planatacioneve, narko-pistave ajore, sasitë e frikshme të kapjeve të dërgesave jashtë vëndit, (imagjino ato që kalojnë pa u diktuar), dëshmojnë se ndryshe nga raportet e dikurshme të insititucioneve ndërkombëtare prestigjoze, si raporti i DASH-it, duket se brrirët e kesaj bishe, nuk janë vënë nën kontroll.

Dikur në fillimet e mandatit dhe pas delazaratizimit, thuhej se bimët dhe sasia e korrur, ishin mbjellë në kohën e qeverisjes së mëprashme. Po sot, të cilës kohë janë këto bimë që korren, (apo nuk korren), brënda një cikli disa muajor ?!

Po këta kalorës “anti-lazarat”, që u digjet xhani për përmasat e kanabisit, përse harrojne se silleshin njëlloj si këta që janë pushtet kur prej atyre që janë sot në krye të shtetit atakoheshin për Lazaratin e tyre e më gjërë, edhe pse nuk e pranonin publikisht.

Rilindja e ka zët dhe sillet sikur e shan nga nëna, kur i thuhet se njësoj jeni si ata që zëvëndësuat.

Por e vërtata është se nuk janë shumë më ndryshe sesa ata, dhe faji është vetëm, i tyre. Eshtë e pafalshme që pushteti i sotëm ka toleruar dhe nuk ka frenuar një përhapje të këtillë kaq te frikshme.

Togfjalëshi “dështim spektakolar” në tolerimin e kultivimit të kanabisit ka shume gjasa dhe do habitesha, nëse në raportin e ardhshëm të DASH-it, të mos zëvëndësoj, “ luftën mbresëlënëse” në vitet e fundit kundër këtij fenomeni.

Eshtë e pakuptimtë dhe tipike shqiptare për politikën që edhe për një cështje të këtillë të kërkoj ndihmën e ndërkombëtarëve, a thua se duhet kompromis si për vetingun!!

Për cfarë duhet ndihma e ndërkombëtarëve ?! Nëse ata heshtin, ky është problem i tyre dhe hije-dritë e tyre, që ka habitur shumë shqiptarë, me të drejtë.

Si mundet një vënd kandidat për në BE, të toleroj shndërimin e territorit në fermë gjigande te tipit te lartë të kanabisit?

Si mundet një Bruksel që kërkon ta fus këtë vënd në gjirin e vet, të ketë një anëtar “dealer” dhe të helmatisur ne cdo qelizë?

Si mundet një vënd si Amerika që kërkon të luftojë krimin e organizuar dhe të lejoj, deri më tani të paktën, në heshtje  ose jo publikisht, një kolumbizim dhe meksikanizim të një aleati strategjik?

Shumë të këqija i kanë ardhur këtij vëndi e këtij populli, këto dekada, që në mungesë të një perspektive të sigurt dhe në emër të mbijetesës, qoftë edhe të pamundimshme, por tërë risqe afatshkurtra e afatgjata, si sport kombëtar i rikthehet formave te tilla të kriminalizimit, si kultivimi masiv i kanabisit, kësaj droge të klasit B, që ja ka toleruar dhe aprovuar në heshtje politika e vet mëkatare.

Argumenti se me lazaratizimin e vëndit po mbahen me bukë mijëra familje shqiptare, nuk ndryshon në thelb nga skemat piramidale, e as nga thyerja e embargos së naftës ish-Jugosllavise, dikur.

Argumenti nën zë dhe syshkelës, se jemi në prag të zgjedhjeve dhe nuk duhet të bëjmë të pakënaqur votuesit, është akoma më malinj dhe dritëshkurtër.

Ndërsa disponimi dhe konsumimi i këtij narkotiku, jo vetëm nga brezi më i ri dhe i vulnerabël i shoqërisë, nëpër shkolla e kudo, është akoma më kriminal si koncept, pa përmendur kriminalizimin e pjesëve të gjëra të shoqërisë që bëhen preh e një aktiviteti kriminogjen që është i paprecedendtë dhe nuk e gjen në këtë përhapje spektakolare dhe arrogante në Maqedoni, Greqi, Mal të Zi, Serbi, Kosovë a gjetkë në gadishull, sic e gjen në Shqipëri. Kjo është turpëruese për cdo qeveri dhe cdo shtetas të këtij vendi.

Siç po tolerohet ky fenomon, jemi diku mes Kolumbisë dhe Meksikës. Si askurkund në Evropë.

Dekanabizimi i Shqipërisë është dështimi, por edhe sfida më e madhe e 2016 e në vazhdim, sfidë që i përket politikës që e ka toleruar, sic nuk ka ushtruar tolerenacë zero, për ndërtimin qoftë edhe të një dritare apo kati pa leje, por është dehur nga tymi i këtij opiumi, që historia jo e largët e Shqipërisë ka treguar se mund të marr formën e karmës, për të gjithë ata që i afrohen dhe e tolerojnë, qytetarë të thjeshtë apo politikanë, edhe aty ku u dhëmb më shumë. shqip

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two × 3 =