Këta janë tre mjekët që u "përkujdesën" për nënën dhe foshnjen e vdekur

AktualitetKryesore
213
0
sample-ad

materniteti-Koco-Gliozheni-659x330  

Nëna Aida Çajka, 35 vjeç u paraqit mbrëmjen e dy ditëve më parë, rreth orës 21:30, në maternitetin “Koço Glozheni”, por humbi jetën mëngjesin e së premtes, ndërsa foshnja e saj ka humbur jetën gjatë lindjes. Sipas familjarëve, gjatë gjithë natës nëna leonë është sorollatur në urgjencë dhe në maternitet.

Ndërkohë që pas denoncimit të rastit Prokuroria e Policia nisën hetimin, kjo e fundit ka dërguar në Prokurori emrat e tre mjekëve që dyshohet se kanë neglizhuar rastin në trajtimin e gruas shtatzënë, e cila ndërroi jetë. Mjekët e “përkujdesur” për nënën shtatëzanë që humbi jetën janë: N. Ceni, D. Decka dhe H. Klosi. 

Familjarët e nënës nga Bathorja akuzojnë mjekët për kompleksin e problemeve të 35-vjeçares.

“Vajza nuk mori ndihmë, vdiq sot në mëngjes. Mjekët dyshuan për zemrën pastaj për ftohje. Vajza u sorollat nëpër spitale. Vajzën e çuam në QSUT dhe në Sanatarium”, janë shprehur familjarët e 35-vjeçares, ndërkohë që pritet përfundimi i hetimeve për të shpallur të vërtetën. Deri më tash, edhe pse hetimi i rastit nga organet kompetente ende nuk ka përfunduar dhe vazhdon, në pakuptimshmëri, ministria e drejtuar nga Ilir Beqaj shpejtoi të shprehet publikisht në favor të mjekëve, nëpërmjet një deklarate mediatike të anonçuar pasditen e të premtes. 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × 2 =