Prokuroria/ Kush e dekonspiroi sekretin hetimor rreth pilotit italian

AktualitetKryesore
241
0
sample-ad
krimet-e-renda_7

Gazetari Artan Hoxha u dërgua mbrëmjen e djeshme në organin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për tu merret në pyetje lidhur me nxjerrje të sekretit hetimor për zbulimin e të vërtetës në çështjen e rrëzimit të avionit italian në fshatin Ishëm të Durrësit. Ai doli prej andej rreth orës 02.35 minuta, duke qendruar për më shumë se tre orë.  Por çfarë deklaroi Hoxha në emisionin Opinion që u bë edhe shkak për këtë nisje hetimi ndaj tij?

Deklarata e Artan Hoxhës u nxit nga një sms e mbritur në celularin e tij, nga nuk dihet prej kujt, ku i komunikohej  se piloti italian kishte pranuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda se fluturimi drejt Shqipërisë kishte patur për qëllim të provonte nëse funksiononte pista e improvizuar në Ishëm. Më tej ai kishte pranuar të bashkëpunonte me hetuesit, duke pohuar se ishte kontraktuar nga një rrjet i fuqishëm kriminal për të transportuar hashashin shqiptar drejt Italisë.

“Piloti italian Guido Guidi ka pranuar para prokurorisë se kishte ardhur për të provuar nëse funksionon pista në Ishëm dhe pas kthimit në Itali, do të transportonte 200 kg drogë me avion”, komunikoi publikoi në emision Artan Hoxha.

Ndërkohë prokurori i hetimit të çështjes ka këmbëngulur të marrë vesh se kush e ka informuar gazetarin nxjerrës të sekretit hetimor duke dyshuar se kjo është bërë ne mënyrë që të paralajmërohen trafikantët shqiptare që kishte tradhtuar italiani. Prokurorët dyshojnë tek nivele të larta të policisë së shtetit të cilët donin që me anë të nxjerrjes së këtij lajmi ti çonin sinjal trafikantëve të merrnin masa.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

3 × five =