Pas marrëveshjes me Prokurorinë lihet i lirë piloti italian i "drogës"

AktualitetKryesore
288
0
sample-ad

avioni guido Pas marrjes në pyetje piloti ka pranuar se kishte ardhur në Shqipëri për të testuar pistën e improvizuar në Ishëm ndërkohë që ka shtuar se qëllimi ishte që rrugën tjetër të mund të merrte rreth 200 kilogram lëndë narkotike.

Piloti italian Guido Andrea Guidi është lenë i lirë, pasi më parë arriti një marrëveshje bashkëpunimi me organin e Prokurorisë së Krimeve të Renda e cila po heton rastin. Sikurse kanë bërë të ditur burime mediatike, pas marrjes në pyetje piloti ka pranuar se kishte ardhur në Shqipëri për të testuar pistën e improvizuar në Ishëm ndërkohë që ka shtuar se qëllimi ishte që rrugën tjetër të mund të merrte rreth 200 kilogram lëndë narkotike.

Gjithashtu gjatë hetimit piloti italian ka treguar emrat e porositësve të drogës, që do të transportohej nga pista ku u rrëzua avioni që ai drejtonte i tipit “Piper” mëngjesin e ditës së enjte. Mes porositësve ka edhe shqiptarë. Megjithatë do të jenë hetimet e nisura që do zbardhin plotësisht ngjarjen. Fillimisht Policia e Durrësit shoqëroi për hetim 20 persona . Pilotit Guido Guidi iu sekustrua telefoni privat ndërsa iu kërkua palës italiane të bëjë analizimin e të gjitha të dhënave, thirrjeve drejt numrave të kontaktit në Itali, apo nëse ka, edhe kontakte këtu në Shqipëri. Dyshimet janë shtuar edhe më shumë se kemi të bëjmë me një rrjet të strukturuar trafikimi droge pasi gjatë marrjes në pyetje banorët kanë pohuar se në atë skaj të humbur të Ishmit po ndërtojnë një fushë hipizmi. Gjë pothuajse e pamundur kjo për këtë zonë të skajshme veriore të rrethit të Durrësit.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

five × five =