Hetimet për skandalin e futbollit, Prokuroria kërkon raportin e UEFA-s

KryesoreSport
276
0
sample-ad
Skënderbeu_Korçë_Logo.svg

Për llogari të hetimeve të hapura një ditë më parë, Prokuroria e Tiranës i dërgoi kërkesë Federatës Shqiptare të Futbollit t’i vendosë në dispozicion raportin e UEFA-s të publikuar pak ditë më parë, ku denoncohet trukimi i ndeshjeve të skuadrës së Skënderbeut në këto vitet e fundit.

E njëjta kërkesë i është dërguar edhe qendrës kombëtare të regjistrimit për t’i përcjellë të dhënat mbi kompanitë e basteve të përmendura në këtë raport, i cili është përpiluar nga inspektorët e Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në UEFA.

Në një kohë që hetimet drejtohen nga njësia Task Force, një burim jo zyrtar i tha TCH se pasi të studiohen këto të dhëna do të vendoset për veprimet e mëtejshme si edhe për listën e personave që do të merren në pyetje.

Aktualisht hetimet janë hapur për veprën penale të paracaktimit të rezultateve të garave sportive. Pak ditë më parë UEFA publikoi një raport të inspektorëve të Komisionit të Etikës dhe Disiplinës në të cilin shkruhej se gjatë viteve të fundit Skënderbeu ka manipuluar mbi 50 ndeshje, 41 prej të cilave në aktivitetet futbollistike në Shqipëri.

Në këtë raport binte në sy dhe emri i ish-Ministrit të Financave Rivdan Bode, i cili sipas tyre së bashku me presidentin aktual Ardijan Takaj dhe ish presidentin Agim Zeqo janë personat kryesorë të klubit të lidhur me bastet.

Në të njëjtin raport theksohej se presidenti aktual i skuadrës korçare Ardjan Takaj me një të shkuar të pastër është qendra e komplotit dhe se ai ka patur lidhje direkte dhe indirekte me kompanitë e basteve në vend.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × 4 =