Fatos Nano si Sali Berisha, bashkëpërgjegjës për "grushtin e shtetit" 1998

AktualitetKryesoreVendore 2015
261
0
sample-ad

sali-berisha-dhe-fatos-nano-473x308  

“Sali Berisha, bëri “kurban” Azem Hajdarin si indicie për të rrëzuar qeverinë me dhunë, por në vend që të siguronte rendin dhe qetësinë ashtu siç ia kërkonte ligji dhe Kushtetuta,  kryeministri Nano e braktisi vendin…”.

Grushti i shtetit i 14 shtatorit të vitit 1998 është ngulitur në memorien e shqiptarëve si një nga ngjarjet më të turpshme të kombit shqiptar, ku pushteti u tentua të merrej me dhunë.

Në 18-vjetorin e kësaj ngjarje, ish-ministri i Mbrojtjes, Sabit Brokaj dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, rrëfejnë demonstratën kriminale të shtatorit 1998, që u organizua nga opozita e asaj kohe, e cila, me ndihmën e turmës që kishte sjellë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” shkatërroi institucionet e shtetit shqiptar dhe qëlloi me armë mbi Kryeministrinë.

Sabit Brokaj deklaron se “grushti i shtetit” i vitit 1998 ishte i paramenduar dhe i organizuar nga Sali Berisha, i cili bëri “kurban” Azem Hajdarin si indicie për të rrëzuar qeverinë me dhunë. Brokaj rrëfen se Berisha kishte me vete grupe militare dhe kishte siguruar shumë armatime për sulmin ndaj institucioneve. “Organizatori i grushtit të shtetit ishte Sali Berisha, dhe për nisjen e kësaj demonstrate kriminale bëri “kurban” Azemin. Në atë kohë, Berisha kishte shumë paramilitarë, pasi deklaronte se e merrte pushtetin me 300 mamurras. Pra, kishte grupime dhe armatime të depozituar edhe në ambientet e qendrës së Tiranës. Nuk ishte asgjë spontane, gjithçka ishte e përgatitur. Edhe momenti politik ishte i përgatitur, të cilin e ndezi me vrasjen e Azem Hajdarit. Institucionet qendrore u sulmuan dhe u deklarua marrja e pushtetit me dhunë”, deklaroi Brokaj per “Sot”. Ai bëri bashkëpërgjegjës edhe Fatos Nanon, ish-kryeministrin e asaj kohe.

Brokaj u shpreh se Nano, në vend që të siguronte rendin dhe qetësinë ashtu siç ia kërkonte ligji dhe Kushtetuta, braktisi vendin. Brokaj tha se Fatos Nano mban përgjegjësi po aq sa mban edhe Sali Berisha për organizimin e grushtit të shtetit. Ndërkaq, Brokaj u shpreh se e gjithë merita e ndaljes së grushtit të shtetit është e ndërkombëtarëve, pasi qeveria dhe shteti kishin rënë edhe me largimin e Nanos.

“Largimi i Nanos është një nga përgjegjësitë e tij, të cilin Kushtetuta e detyronte që të krijonte sigurinë në vend, por ai e braktisi dhe iku, duke u bërë bashkëpërgjegjës me situatën. Merita është tërësisht e ndërkombëtarëve që ndaluan Berishën dhe i kërkuan të tërhiqte turmën, ndërsa rendi dhe elementët e tjerë të sigurisë reaguan pasi 헹᨜lloi të tërhiqej PD”, argumentoi Brokaj.

Për Petro Koçin, rënia e institucioneve me dhunë ishte një ngjarje e përgatitur prej kohësh. Ndërsa sipas tij, vrasja e Azem Hajdarit u përdor si justi헹᨜kim për të rrëzuar qeverinë me armë në duar.

“14 shtatori i 1998 nuk kishte në nisje vrasjen e Azem Hajdarit, por ishte i përgatitur prej kohësh. Mjafton të lexosh gazetat e para datës 12 shtator, titujt kryesor të gazetave ishin të variantit “Shqipëria në luftë”, “Shqipëria në kryengritje”. Vrasja e Azem Hajdarit ishte vetëm sebepi i justifikimit. PD e kishte për filozofi sulmin e armatosur dhe rrëzimin e institucioneve”, u shpreh Koçi.

Ish-ministri i Brendshëm tha se përgjegjës për ngjarjen u bënë krerët e PD dhe Sali Berisha, por siç ndodh rëndom në Shqipëri, ata nuk e morën përsipër fajin dhe nuk u dënuan për kasaphanën që bënë. Petro Koçi tha se Berisha duhet të mbante përgjegjësi për grushtin e shtetit, 21 Janarin, ’97, por ai nuk pranoi fajin për asnjë nga ngjarjet. “Natyrisht, PD e mori përsipër atë përgjegjësi të rëndë dhe duhej ndërhyrja e ndërkombëtarëve, që grushti i shtetit të mos shkonte deri në fund.

Fatkeqësisht, krerët e PD me në krye Saliun nuk mbajtën përgjegjësi për atë që bënë, sepse në Shqipëri partitë dhe politikanët janë më të fortë sesa shteti dhe institucionet. Prandaj, ai nuk u përgjigj kurrë për atë që bëri, ashtu siç nuk u përgjigj për ’97. Mendoj se ishte një pësim që ka vlejtur si mësim, sepse sulmi mbi institucionet nuk është përsëritur më. Megjithatë, PD, përdorimin e armëve e ka dëshmuar në 14 shtator nga jashtë Kryeministrisë, ndërsa në 21 Janar nga brenda Kryeministrisë. PD i pëlqen përdorimi i armëve për politikë dhe me sa duket kreu i ri i PD akoma nuk është distancuar nga këto praktika, që e mbajnë PD të mbërthyer në prapambetje”, denoncoi Koçi.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × 5 =