Grabitësi Nikollaq Neranxi "revolucionar" i mbrojtjes së pronave

AktualitetKryesore
347
0
sample-ad
Prej disa kohësh biznesmeni Nikollaq Neranxi ka nisur një fushatë intensive në “mbrojtje” të pronës private në zonën e Himarës, në Vlorë, duke krijuar dhe një shoqatë të emërtuar “Komuniteti himariot”, drejtor ekzekutiv të të cilës ka emëruar veten.

Konstatimi vjen nga gazeta “Boom.al”, e cila së bashku me shkrimin sjellë për lexuesit edhe Notën e Transkriptit, me të cilën pretendohet nga Nikollaq Nerenxi të merret ne pronesi Porto Palermo, që ne te vërtet nuk rezulton të jetë një akt zyrtar real. Në vijim të shkrimit lecohet:”Në të gjitha daljet publike, në të gjitha njoftimet për shtyp dhe protestat që ka organizuar shoqata “Komuniteti Himariot”, e krijuar, e përbërë dhe drejtuar nga Nikollaq Neranxi, si kryefjalë të saj ka pasur thirrjen drejtuar komunitetit për ta ngritur në qëndresë, per te bere sipas ti edhe rezistencë, madje edhe në luftë ndaj hajdutëve, grabitësve dhe shkatërruesve të pronave të tyre.
Fushata e tij për të nxitur reagimim e komunitetit Himariot ndaj “hajdutëve” të pronave, ka qenë tejet intensive këtë vit. Ajo që është e çuditshme në këtë fushatë të tij është se kush e zgjoi pikërisht tani ne vitin 2016 ndjenjën e luftës së Neranxit, per ta kujtuar që është “bir i bregut”, dhe per ta vene veten ne krye te komunitetit, për ta ngritur në qëndresë, rrezistencë dhe luftë ndaj hajdutëve të pronave të tyre? A mos vallë lufta e tij lidhet me interesa personale, siç ndodhë rëndom në Shqipëri!Këtë përfundim e përforcon edhe fakti që më datë 10 Gusht përmes mjeteve elektronike Nikollaq Neranxi ndër të tjera do të deklaronte, “Edhe në Porto Palermo, ku nuk janë dhënë akoma certifikatat e pronësisë, grabitja është vetëm cështje kohe, thjesht nuk kanë gjetur akoma investitorë.” Për ata që se dinë, përfshi këtu edhe komunitetin e Himarës, “Porto Palermo” është një zonë për të cilën Nikollaq Neranxi pretendon pronësinë, bazuar në disa dokumenta të vjetra. Mos vallë është ky shkaku real i luftës së nisur prej tij ndaj hajdutëve të pronave të cilëve ai i është drejtuar me fjalët dhe thirrjet më të ashpra. Kështu më datën 19 Gusht 2016, në kulmin e fushatës së nisur prej tij, ai do të deklaronte,“Tani hajdutet jane shqetesuar, ata shohin që ne po i drejtohemi institucioneve dhe mbi të gjitha, duke e ditur mirë se janë në shkelje të plotë të Kushtetutës, tani kanë lëshuar zagarët e tyre dhe po shpifin lloj lloj skenarësh për kauzën tonë”. Ndërsa në një tjetër deklaratë të bërë më datën 3 Shtator Nikollaq Neranxi do të shprehej, “Himarjotët të gjithë bashkë, për të dërguar para drejtësisë hajdutët e pronave tona dhe bashkëpunëtorët e tyre!”
Por sa e vërtet, sa e pastër dhe sa e sinqert është kjo luftë e Nikollaq Neranxit, kundër hajdutëve të pronave? Në fakt ajo është një luftë patetike, e nisur nga një njeri, i cili në të vërtetë është një prej atyre njerëzve që duan të përfitojnë në kurriz të komunitetit Himariot. Nikollaq Neranxin e shqetëson vetëm problemi i pronësisë së “Porto Palermos” dhe jo hallet reale të popullit të Himarës.Por si qëndron e vërteta e kësaj prone! Pretendimet e tij mbi “Porto Palermon” Nikollaq Neranxi, i bazon mbi një akt të emërtuar “Notë Transkripti”, e datës 13 Mars 1932, e Gjykatës së Paqit në Himarë. Përmes këtij dokumenti pretendohet se realizohet pjestimi i disa pasurive të familjes Neranxi nga Himara, trashgimlënës të Nikollaq Neranxit. Por çfarë përfaqëson kjo notë transkripti në vet vete! Ajo është një akt që nuk është hartuar kurrë nga Gjykata e Paqit, nuk është administruar në asnjë zyrë noteriale në Shqipëri dhe nuk ndodhet as në Arkivin Qëndror Shtetëror.Nga leximi i saj lehtësisht konstatohet se nuk ka asnjë prej indikacioneve bazë të Arkivit Qëndror Shtetëror, siç janë viti i hartimit të dokumetit dhe fondi ku ndodhet, dosja etj. Po ashtu nga verifikimi në arkivat e dhomës së noteris Tiranë rezulton se numrat 5437 Repertori dhe 5110 Koleksioni, datë 4 Maj 1935, të cilave i referohet kjo notë transkripti, nuk i përkasin asnjë dokumenti noterial, pra me pak fjalë ai është një dokument që nuk ekziston.

Per rriedhim Nikollaq Neranxi kërkon të bëhet pronar i “Porto Palermo”, një nga zonat turistike më të lakmuara në gjithë Shqipërinë, bazuar në dokumenta që nuk kanë ekzistuar kurrë zyratarisht në evidencat e shtetit. Pra, mbrojtësi i pronave të Himariotëve, na rezulton që në fakt qenka pjesë pikërisht e atij grupi që ai bën sikur po e lufton.
Është fyerje, tallje dhe nëpërkëmbje ndaj komunitetit të nderuar të Himarës dhe gjithë bregut, që të shfrytëzosh hallet, problemet dhe shqetësimet e tyre reale, për të bërë të mundur realizimin e planeve personale të mirë menduara, për të marrë një pronë kaq të lakmuar, për më tepër duke qenë tërësisht i ndërgjegjshëm që nuk ka qenë pronë e jotja.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two × one =