Lalëzi, gjiri i politikanëve, i gjyqtarëve, prokurorëve dhe i dhunës verbale

AktualitetEditorialKryesoreOpinion
276
0
sample-ad

saad mitri 

Nga: Shtypi.net

Pak ditë më parë një biznesmen me nënshtetësi ameriakono-libaneze është dhunuar vrazhdë nga persona të panjohur. Në versionin e policisë dhuna ndaj këtij biznesmeni mund të ketë si motiv çështje pronësie, pasi prej disa vitesh Faadi Mitri ka marrë një sipërfaqe toke në Gjirin e Lalëzit për të ngritur atje biznesin e vet. Një sipërfaqe toke në gjirin ku politikanë të rangjeve të larta, si Sali Berisha, Ilir Meta etj., si edhe, sikurse ka raportuar media: gjyqtarë, prokurorë etj. ministra e ish ministra kanë ngritur vila e rezidenca familjare.

Pra, pikërisht për një sipërfaqe toke të marrë me qira për disa dekada e ku ka projektuar të ngrejë biznesion e tij amerikano-libanezi Mitri u dhunua aq keq sa edhe në këto momente është duke marrë ndihmë mjekësore në një spital privat, i rrethuar nga forca të Policisë së Shtetit. Mirëpo përse u dhunua Faadi Mitri?

Ka një histori të tërë, sulmi ndaj sipërmarrësit Faadi Mitri, ndodhur në periferi të Tiranës. Dhe Gjykata e Durrësit është e përfshirë. Natyrisht edhe Sali Berisha, njeriu që nxitoi të jepte detaje lidhur me qëllimet e agresorëve, vërente gazeta Dita, që në fotokopertinë kishte stampuar supervilën e berishajve. Më tej, gazeta rreshtonte historinë e më poshtëme:

Faadi Mitri ka tetë vite në Shqipëri, ku ka tentuar të investojë me kompaninë OMNIX, por nuk ja ka dalë. Është vendosur në Shqipëri në vitin 2008, bashkë me kompaninë në fjalë, duke vepruar në fillim si administrator dhe më pas ka marrë një prokurë të posaçme për të vepruar në emër e për të.

Ka marrë me qira nga Ministria e Mjedisit, një sipërfaqe të konsiderueshme në Gjirin e Lalëzit për ndërtimin e një resorti turistik. Ky nuk është sulmi i parë ndaj tij. Sipërmarrësi është sulmuar në terrenin e marrë nga Qeveria disa herë, jo vetëm nga banorë apo pretendues atje, por edhe nga vetë Policia e Shtetit, në kohën kur këtë vend e qeveriste Sali Berisha. Sipërmarrësi jua ka treguar këtë njerëzve të afërt me të. Ashtu siç ka shprehur vazhdimisht shqetësimin se qeveria e Sali Berishës po e vononte prej vitesh në dhënien e lejes së ndërtimit, leje të cilën nuk e mori dot deri në vitin 2013, madje deri një muaj më parë.

Vonesa e lejes ka shtuar konfliktin mes një pretenduesi toke dhe vetë sipërmarrësit Mitri. Sipërfaqja e vënë në dispozicion të sipërmarrësit në Lalëz është pronë e shtetit-Ministrisë së Mjedisit, që e administron atë zonë. Por pronari i një lokali të vendosur në atë territor, pretendon pronësinë mbi atë tokë. Këtu del në skenë Gjykata e Durrësit. Një gjykatëse e quajtur J. Q., është në mes. Tetë ditë më parë, ka marrë përsipër të japë një vendim për këtë konflikt, adresuar atje nga pronari i kioskës. E ka dhënë vendimin në favor të pronarit të lokalit.

Vendimi i merr një pjesë të madhe toke, sipërfaqes të cilën qeveria ja ka dhënë kompanisë OMNIX për të ndërtuar një resort. Një muaj më parë, Qeveria dhe KKT-ja në varësi të saj, i dhanë kompanisë OMNIX, në emër të së cilës vepron Faadi Mitri, lejet e ndërtimit, të cilat nuk i merrte dot për vite të tëra me radhë. Javën e parë të tetorit, kompania OMNIX do niste punimet në terren.

Por vendimi i gjykatëses së Gjykatës së Durrësit J. Q., më herët punonjëse e zyrës “Malltezi & Kola”, për një çështje të nisur në mars të këtij viti, ka përmbysur gjithçka. Të enjten, Faadi Mitri ka qenë shumë I shqetësuar, dita përkoi edhe me zbardhjen e vendimit të gjykatëses në Durrës, kundër tij dhe kompanisë në emër të së cilës ai vepron. Në fakt vendimi i gjykatëses J.Q., ia merr tokën shtetit, Ministrisë e Mjedisit dhe Ministrisë së Turizmit, ministri të cilat kanë vënë në dispozicion të OMNIX për një projekt 180 milionë dollarësh, tokën dhe lejet respektive.

Policia po verifikon këtë konflikt, palën e përfshirë në të dhe po kryen veprime konkrete në zonën e Sukthit dhe Fushë-Krujës. Pak ditë më parë ishte përvjetori i pestë i vrasjes së gjykatësit Skerdilajd Konomi, i cili u vra pikërisht për konfliktin e pronësisë në zonëne Lalzit, ku siç dihet janë vendosur vilat e politikanëve, biznesmenëve dhe gjykatësve, praktikisht njerëzit më me pushtet në vend.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

5 − 1 =