Lajmi i fundit nga BE: Në Shqipëri do të ngrihet një qendër kundër terrorizmit

AktualitetKryesore
291
0
sample-ad
vlahutin_1

Sulmet e fundit terroriste në Evropë tregojnë mangësi në koordinim dhe në shkëmbimin e informacionit. Për të luftuar grupet terroriste duhet të kuptojmë pse ato janë tërheqëse për të tjerët.

Ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vlahutin  ka dalë sot në një konferencë  ndërkombëtare për ekstremizmin e dhunshëm. Ambasadorja e BE-së vlerësoi rolin e Shqipërisë në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, por edhe emigracionit të paligjshëm.

Diplomatja tha se po diskutohet që në Shqipëri të ngrihet një qendër rajonale kundër ekstremizmit të dhunshëm. Vlahutin tha se sulmet e fundit në Europa tregojnë se ka mangësi në bashkëpunim për të luftuar këtë fenomen.

Sfida të reja të sigurisë kërkojnë përgjigje gjithëpërfshirëse që i trajtojnë në disa anë. Lufta kundër këtyre grupeve kërkon bashkëpunim mes shërbimeve të sigurisë në mbarë globin.  Sulmet e fundit në Evropë tregojnë mangësi në koordinim dhe në shkëmbimin e informacionit. Për të luftuar grupet terroriste duhet të kuptojmë pse janë tërheqëse për të tjerët.

Lëvizja terroriste ISIS e justifikon lëvizjen e saj me disa argumente që kërkojnë të tërheqin të rinjte. Duhet të shofim lidhjet mes emigracionit të parregullt dhe azilit . Lidhja mes emigracionit dhe terrorizmit eshtë prezente lidhur, por kjo nuk duhet të rëndojë mbi emigrantët. Jemi krenar që Ballakni Perëndimor shërben si model i harmonisë fetare, por kjo nuk merret si e mirëqenë. Mungesa e prespektivave, abuzimi i mediave sociale mund të sjellin rreziqe. Ne duhet të kuptojmë risqet e radiaklizimit në rajon.

Kur bëhet fjalë për çështjet e emigracionit dhe sfidat e ekstremizmit të dhunshën Ballkani Perëndimor nuk është thjesht partner besnik i BE por edhe ofrues i sigurisë.

Shqipëria është shumë e angazhuar si në luftën kundër radikalizmit edhe në përpjekjen për ti dhënë fund mjerimit pas emigreacijnit të parregullt. Ne kemi një sërë nismash të përbashkëta sic është diskutimi për ngritjen e një qendre rajonale kundër ekstremizmit të dhunshëm në Tiranë. Jam krenare që delegacioni i BE po investon në mbështetje të OJF që angazhohen në këtë fushë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one + three =