Ish badigardi i Sali Berishës: Korpusi "Azem Hajdari", mendësi kriminale!

AktualitetKryesoreVendore 2015
465
0
sample-ad

 

grupi_azem_hajdari_2_14759“Një këshillë modeste: Në vend të atyre xhupave të zinj të mbajnë çantën e shkollës dhe librave. Në politikën e vërtetë hyn vetëm duke mësuar, vetëm me ide e projekte zhvillimi në kokë, dhe jo me ide dhune e dajaku. As me frymën e urrejtjes nën emra organizatash paramilitare, pseudoheronjsh e terroristësh…”.

I prononcuar rreth atij që u quajt si “grushti i shtetit Berisha”, një ngjarje kriminale kjo që daton në 14 shtator të vitit 1998 dhe synonte rrëzimin me dhunë të qeverisë Nano dhe marrjen po me dhunë të pushtetit, ish badigardi i Sali Berishës, Izet Haxhia, ndër të tjera i ka pohuar gazetarit intervistues të gazetës Dita edhe opinionin e tij rreth grupit të të rinjve të Partisë Demokratike të etiketuar: “Korpusi Azem Hajdari”. I pyetur për të dhenë një opionion  rreth këtij Korpusi, Haxhia ka thenë:

” Të mendosh akoma të krijosh korpuse apo paramilitarë, çfarëdo të jetë qëllimi i krijimit të tyre, tregon mendësinë kriminale e terroriste të ideatorëve të tyre. Që janë Basha me gjyshin e tij Berisha. Shqipëria nuk ka nevojë për mendësi strukturash të tilla. I takojnë të kaluarës e nuk kanë të ardhme. Unë u them këtyre të rinjve, që të mos gënjehen me sloganet e krijuesve të tyre mbi armiq imagjinarë. Të mos tregohen të qorruar, bindjet mund t’i keni të kundërta por në në radhë të parë jemi shqiptarë e vëllezër. Mos u helmoni me atë frymë të përçarjes që u helmua brezi jonë pas ’92-it. Vendi ka vuajtur e po vuan akoma edhe sot, pasojat e asaj fryme që mbolli Berisha. Jo vetëm Berisha, por dhe vetë ai që emrin e tij e mbajnë të shkruar në xhupat e zinj.

Një këshillë modeste: Në vend të atyre xhupave të zinj të mbajnë çantën e shkollës dhe librave. Në politikën e vërtetë hyn vetëm duke mësuar, vetëm me ide e projekte zhvillimi në kokë, dhe jo me ide dhune e dajaku. As me frymën e urrejtjes nën emra organizatash paramilitare, pseudoheronjsh e terroristësh…”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

20 − 1 =