FSHF kërcënon me përjashtim 12 klube të Kategorisë së Parë

KryesoreSport
324
0
sample-ad
shulku-470x291

FSHF ka lëshuar ultimatumin e fundit për klubet e Kategorisë së Parë, duke bërë të ditur se 12 prej tyre rrezikonin seriozisht të përjashtoheshin nga ky aktivitet me 20 skuadra nëse brenda ditës së mërkurë nuk plotësonin detyrimet.

Institucioni i futbollit ka publikuar listën e klubeve që figurojnë debitore, duke i paralajmëruar se kanë 24 orë kohë për të siguruar shlyerjen e borxheve, në të kundërt nuk do të regjistrohen në aktivitet dhe vendi i tyre do të zihet nga klube të Kategorisë së Dytë.

Njoftimi i Federatës Shqiptare të Futbollit

Pas vendimit qarkullues të Komitetit Ekzekutiv të FSHF, për shtyrjen e kampionatit kombëtar të Kategorisë së Parë i planifikuar për të nisur më datë 10 shtator dhe të Kategorisë së Dytë, i planifikuar për të filluar më datë 18 shtator, disa nga klubet kanë nisur të shlyejnë detyrimet e tyre. Vendimi i linte atyre afat që të plotësonin të gjitha detyrimet financiare dhe ato të licencimit deri dje më datë 12 shtator.

FSHF njofton se ka ende klube të cilat nuk kanë shlyer detyrimet financiare dhe nuk kanë plotësuar kriteret e licencimit. Për këtë arsye dhe me kërkesë të tyre, është vendosur që atyre t’ju jepet edhe një mundësi e fundit, deri nesër më datë 14 shtator.

Pas këtij afati, skuadrat që nuk kanë plotësuar kriteret e licencimit, nuk do të përfshihen në short dhe rrjedhimisht nuk do të marrin pjesë në Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë. Këto skuadra do të zëvendësohen nga ekipe të Kategorisë së Dytë, në bazë të meritës sportive. Për këtë arsye, po publikojmë edhe listën me ekipet që nuk kanë plotësuar kriteret e licencimit e nuk kanë shlyer detyrimet financiare:

Klubet e futbollit qe nuk kane plotësuar detyrimet financiare dhe kriteret e licencimit deri ne date 13.09.2016 janë:

Kategoria e Pare Gr A

1.KF Adriatiku

2.KF Burreli

3.KS Kastrioti

4.K.F Kamza

5.KF Shenkolli

 

Kategoria e Pare Gr B

1.KF Bylis

2.KF Pogradeci

3.KF Elbasani

4.KF Shkumbini

5.KF Sopoti

6.KF Turbina

7.FK Dinamo

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 × three =