Dëmi 2.4 mln USD, KLSH kallëzon në prokurori drejtorin e menaxhimit të rrugës Tiranë-Elbasan

EkonomiKryesore
425
0
sample-ad
0501-KLSH11-267x2001-1-1

Kontrolli i Larte i Shtetit (KLSH) ka kallëzuar në Prokurori Drejtorin e Njësisë së Menaxhimit të Projektit “Ndërtimi i Rrugës Tiranë-Elbasan”, pasi i shkaktoi dëm ekonomik shtetit me vlerë mbi 2,4 milionë USD.

KLSH  nëpërmjet një njotimi për mediat bën të ditur se nga auditimi u konstatuan pagesa ndaj kontraktorëve privatë të dhëna në kundërshtim me kontratën e punimeve civile, keqmenaxhim i fondeve, me pasojë dëm ekonomik ndaj buxhetit të shtetit në vlerë mbi 2,4 milionë USD, si dhe shpenzime jo në përputhje me parimet e 3E-ve (efektivitetit, efiçiencës dhe ekonomicitetit) me vlerë mbi 4 milionë USD.

Kontrolli i Lartë të Shtetit, në zbatim të programit të tij të auditimit nr. 508/1 të Prot., datë 16/05/2016, ka përfunduar auditimin në Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH) për Projektin “Ndërtimi i Rrugës Tiranë-Elbasan”, për periudhën nga data 30.06.2014 deri me datë 30.06.2016”.

Me Vendimin nr. 100, datë 07.09.2016 të Kryetarit të KLSH-së është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe me shkresë  nr. 508/7,  datë 07.09.2016 i janë rekomanduar ARRSH dhe Njësisë së Menaxhimit të Projektit masat përkatëse me karakter organizativ, si dhe ato në lidhje me shpërblimin e dëmit të shkaktuar në vlerën totale 2,411,159 USD dhe të shpenzimeve jo në përputhje me parimet e ekonomicitetit, efiçiencës dhe efektivitetit me vlerë 4,038,959 USD.

KLSH, duke i konsideruar veprimet e kryera nga A.Q, me detyrë Drejtor i Njësisë Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, (apo edhe ato të kryera nga persona të tjerë që mund të rezultojnë si përgjegjës gjatë hetimit) si veprime me pasoja të rënda për interesat e ligjshme të shtetit dhe të dënueshme sipas Ligjit nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë” me ndryshimet përkatëse, bazuar në nenin 281 të Kodit të Procedurës Penale si dhe nenit 15 germa “gj” të ligjit nr. 154/2014 datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”,  me shkresë nr. 508/8,  date 07.09.2016, ka bërë kallëzim penal ndaj tij pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seven − three =