Degjenerimi i PD, kërkohet mbledhja urgjente e Këshillit Kombëtar

AktualitetKryesore
271
0
sample-ad
pd degjenerimi

Partia Demokratike nuk është pronë personale e Lulzim Bashës, por një pasuri kombëtare. Katër humbje radhazi dhe nuk është bërë asnjë analizë serioze. Duhet bërë analizë e pastër për humbjen”.

Dy deputetët, Majlinda Bregu dhe Eduard Selami janë bërë sërish protagonistë në mbledhjen e grupit të PD. Edhe pse mbledhja zhvillohet me dyer të mbyllura disa batuta të dhëna aty janë zbardhur nga gazetarët.

Kështu nga burime mediatike mësohet se deputeti Eduart Selami ka kërkuar thirrjen urgjente të Këshillit Kombëtar të kësaj partie për të diskutuar lidershipin e Partisë Demokratike.

Partia Demokratike nuk është pronë personale e Lulzim Bashës por një pasuri kombëtare. Katër humbje radhazi dhe nuk është bërë asnjë analizë serioze. Duhet bërë analizë e pastër për humbjen” mësohet të ketë thënë Selami

Nga ana tjetër deputetja Majlinda Bregu është shprehur se të paktën me njëri-tjetrin duhet të jemi të hapur dhe të qartë, pasi po bëhen deklarata konfuze lidhur me humbjen në Dibër.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

sixteen − 10 =