Protektorat amerikan? Shqiptarët e kanë kërkuar që në 1919-n

AktualitetKryesoreVendore 2015
462
0
sample-ad

Konferenca_e_paqes_Paris_1919Fb     

Kishte vetëm një ide që gjeti konsensusin e të gjitha dërgatave të diasporës shqiptare: SHBA të merrnin protektoratin ndaj Shqipërisë, si një fuqi e painteresuar direkt në fatet e popujve të Ballkanit.

Ndërkohë që Konferenca e ashtuquajtur “e Paqes” e vitit 1919 në Paris (njohur më shumë në histori me emrin “e Versajës”) zhvillonte punimet, trupat italiane ishin vendosur në ato pjesë të Shqipërisë, të cilat Italia kishte kohë që i pretendonte.

Dihet se në Konferencën e Paqes morën pjesë, përveç delegatëve të qeverisë së Durrësit, disa delegacione shqiptare, duke përfshirë ata që vinin nga diaspora, të cilët kishin mes tyre edhe dallime në qëndrime.

Kishte vetëm një ide që gjeti konsensusin e të gjitha dërgatave të diasporës shqiptare: SHBA të merrnin protektoratin ndaj Shqipërisë, si një fuqi e painteresuar direkt në fatet e popujve të Ballkanit.

Interesant është se kjo ide është rizgjuar disa herë në çaste të vështira për popullin shqiptar e sidomos pas ardhjes së demokracisë, duke qarkulluar jo thjesht si një legjendë urbane, në kuadrin e një alternative për të zëvendësuar dështimet e klasës politike shqiptare.

Sidoqoftë, delegacioni amerikan në atë kohë në fakt, ishte disi i paqartë në këtë aspekt. Vetë Presidenti Ëilson kishte ngarkuar konsullin amerikan në Torino, Joseph Heaven, të bënte një vizitë në Shqipëri për të parë gjendjen në terren dhe të ndikonte kësisoj në hartimin e një qëndrimi të mëvonshëm amerikan në lidhje me fatet e territoreve shqiptare.

Konsulli amerikan përpiloi disa raporte për delegacionin amerikan në Paris e Presidentin Ëilson, pasi shkeli Shqipërinë nga Vlora në Përmet, nga Korça në Gjirokastër, nga Delvina në Krujë, ku u prit me flamuj e brohorima ngado që shkoi.

Në këtë kontekst, na vjen edhe një informacion që Komandanti i Forcave Ushtarake Italiane të kohës në Shqipëri, Settimio Piacentini, i dërgonte Ministrisë së Jashtme italiane, më 26 maj 1919 nga Vlora ( shih: I documenti diplomatici italiani, Sesta Serie, 1918-1922, il Comandante in Albania, S. Piacentini, al Ministero degli Esteri, Nota 4908 OP., Valona, 26 maggio 1919).

Më poshtë pjesët kryesore nga letra e Gjeneral Piacentinit:

“…Me dokumentin n. 4433 OP të datës 12 të muajit në vazhdim, kjo komandë ekspozon fakte e lajme që kanë të bëjnë më zërat që qarkullojnë tashmë në publik, mbi një protektorat të mundshëm të SHBA-ve mbi Shqipërinë.

Populli shqiptar nuk përfaqëson akoma sot një bllok të unifikuar kombëtar. Në përgjithësi, thuhet se është i ndarë kryesisht për shkak të fesë. Por kjo nuk është plotësisht e saktë. E saktë është se argumenti religjoz është gjerësisht i shfrytëzuar nga popujt fqinj të Shqipërisë, sidomos ai grek, për të demonstruar paaftësinë e shqiptarëve për të konstituuar një komb të bashkuar dhe homogjen.

Në Shqipëri, religjioni nuk e apasionon popullin; ….feja nuk duket të jetë elementi që i bashkon politikisht shqiptarët; e nëse këto (fetë) tanimë janë të ndarë nga urrejtja e zilia, nuk është për pasojë të këtyre feve të shumta arsyeja ku duhen gjetur ndarjet mes tyre, se sa ndonjëherë brenda vetë atyre të së njejtës fe.

Në Shqipërinë jugore, myslimani momorizon vuajtjet dhe masakrat e bëra nga grekët, nuk e urren orthodoksin, por urren grekun, dhe ka mes orthodoksëve shqiptarë që simpatizojnë grekët, të cilëve natyrisht se i ruhen dhe i frikësohen.

Në Shqipërinë e Mesme, myslimanët dhe katolikët, pavarësisht se jetojnë në grupe të ndara, nuk janë armiqësorë mes tyre; ndërkohë që mes katolikëve, disa prej të cilëve i takojnë pjesëve malore në veri, ekziston cmirë e hakmarrje e pamëshirshme. Arsyeja esenciale për të cilën populli shqiptar akoma nuk ka konstituuar sot një bllok unik kombëtar, nuk duhet kërkuar pra në religjionet, por tek historia…”

Më tej Gjenerali italian shpreh kundërshtinë për përpjekjet për të risjellë në skenë Esat Pashën, tashmë të diskretituar në popull. Ndërsa flet për fqinjët, ai pa përmendur flet edhe për fuqi ekstra-europiane, duke aluduar për SHBA. Shkruan se nëse nuk reagojmë, atëherë do të shkojnë kot gjaku dhe sakrificat e ushtarëve italianë të rënë në Shqipëri, si dhe paratë e investimet e bëra vazhdimisht prej Italisë.

“Mbi këto substrakte ndjenjash dhe aspiratash shqiptarët kanë mundur të thithin iniciativat e fshehura të amerikanëve rezidentë këtu, për një protektorat të mundshëm, të përforcuara nga tregimet dhe diskutimet e emigrantëve të shumtë, që vijnë çdo ditë nga Amerika. Kërkesat e bëra nga Konsulli amerikan, zoti Heaven, dhe qëndrimi i tij i gjatë në Shqipëri, nuk janë kauza e fundit e gjendjes aktuale të popullit shqiptar, të ngritur shpirtërisht. Rezultati është se sot, jo pak shqiptarë demonstrojnë në dukje dëshirën për një protektorat amerikan ndaj Shqipërisë…” / Dita /

 PS: Me gjendjen e sotme ku është katandis Shqiperia , me këtë klasë politike të kalbur , me këtë korrupsion galopant , me këtë drejtësi nga me të pa drejtat dhe nga me të korruptuarat në botë , me këtë ekonomi të rrenuar, me këtë varfëri të tejskajshme , me këtë shpresë të vrarë që po i detyron shqiptarët të vijojnë eksodet masive të emigrimit në Europe dhe të bëjnë 200 000 aplikime për llotari amerikane , është nevojë imediate e Amerikës të marrë fatet e demokracisë dhe zhvillimit të Shqipërisë në dore e të vendos protektoriatin e shumëdëshiruar .

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eleven − 7 =