Stadiumi "Loro Boriçi" ndez betejën midis Bashkisë dhe FSHF-së

KryesoreSport
884
0
sample-ad
loro boriçi

Rindërtimi në qytetin e Shkodër i stadiumit të ri “Loro Boriçi”, sipas standarteve evropiane, është shoqëruar me një problem të ri, nga që për mirëmbajtja e tij kërkohet një kosto e madhe financiare, që shkon në rreth 300 mijë euro në vit.

Megjithëse Bashkia e Shkodrës do të mundohet të marrë në administrim stadiumin, Armir Grima, drejtori i përkohshëm i stadiumit deri në dorëzimin e tij, mendon se kostoja është e papërballueshme dhe për një bashki. Dhe si zgjidhja ka menduar që administrimin e stadiumit të ri t’a bëjë FSHF-ja.

“Në fakt mua më duket shumë e vështirë, sepse është një impiant gjigant dhe unë vetë përditë mësoj gjëra të reja në këtë stadium. Mendoj se ka gjëra që një klub futbolli nuk mund t’i përballojë. Ne me vështirësi po e mbajmë Vllazninë, jo më të na shtohet edhe një barrë shumë e madhe siç është stadiumi”, deklaroi Grima për “SuperSport”.

Duke shtuar më tej:

“Për mendimin tim, administrimi i stadiumit nga Federata do të ishte një lehtësim për ne. Është një barrë e rëndë edhe për bashkinë, të cilën ajo s’ka pse ta marrë. Shpresoj të gjejmë gjuhën e përbashkët. Meqë Federata është shprehur e gatshme ta përballojë këtë barrë, është e kotë që ne ta marrim fillimisht për të parë si do të ecë. Mendoj se nuk do t’ia dilnim dot”.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twenty − 12 =