Pse trëmben investitorët e huaj/ Rrahësit dhunojnë biznesmenin amerikano-libanez

AktualitetKryesore
243
0
sample-ad

sherr pas aksidentit  

Sikurse kanë bërë me dije burime zyrtare të Policisë së Shtetit, një biznesmen amerikano-libanez ka përfunduar në spital si pasojë e një rrahjeje brutale nga persona të tjerë, ende të paidentifikuar.

Policia njoftoi se biznesmeni ka qenë duke shkuar për në Rinas, kur është aksidentuar nga një mjet. Ai ka dalë nga mjeti dhe është konfliktuar më pas me personat që u përfshinë në aksident. Ata e kanë rrahur keqas dhe ai ka përfunduar me urgjencë në spital. Policia ka nisur menjëherë hetimet për rastin në fjalë. Dyshohet se aksidenti ka qenë i qëllimshëm. Thuhet gjithashtu se biznesmeni libanez është duke ndërtuar fshatra turistikë në Gjirin e Lalzit në Durrës. Policia ka shoqëruar me dhjetëra të dyshuar. Në spital kanë shkuar edhe disa ministra të qeverisë “Rama”.

NJOFTIMI I POLICISE

“Më datë 10.09.2016, në kryqezimin e Laknasit me rrugën e Rinasit, u përplasen mjetet, tip “Volkswagen” dhe “Mitsubishi”.

Pas kësaj përplasje ka patur një konflikt mes personave që udhetonin me 2 makinat. Për pasojë është lënduar nga dhuna dhe u dërgua për ndihmë mjekësore drejtues mjeti, si dhe një pasagjer, shtetas i huaj rezident në Shqiperi me inicialet F. M. Drejtuesi i mjetit “Volkswagen” së bashku me pasagjerët, te dyshuar si ushtrues të dhunës, janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e policise dhe grupi hetimor po punojnë për identifikimin dhe shoqerimin e personave të tjerë të përfshirë në aksident dhe me pas në aktin e dhunshëm, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të agresoreve”.

Ndërkohë, burime nga vendi i ngjarjes thonë se shtetasi i huaj rezident në Shqipëri, i rrahur keq ditën e sotme, është  biznesmeni amerikano-libanez  i ndërtimit Faad Mitri.  Agresioni ndaj tij është ndërmarrë pasi më parë është paralajmëruar të largohet nga Shqipëria.

“Ik nga Shqipëria ose ndërprit punimet”, raporton “java news” se i është thenë Faad Mitri. Bëhet fjalë për ndërtimet që ai po kryen te Gjiri i Lalzit në Durrës.

saad mitri

Në foto:Biznesmeni i dhunuar Saad Mitri, ndërsa i jepet ndihma e parë në vendin e dhunimit

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twelve + eight =