Kompania amerikane shet aksionet e gazit në Delvinë

Ekonomi
454
0
sample-ad

gazi tub  

Koncesioni i fushës më të madhe gazmbajtëse në vend ka ndryshuar pronar. Kompania amerikane “Transatlantic” njoftoi se i ka shitur 75 për qind të aksioneve që zotëron në vendburimin e gazit në Delvinë tek një kompani me emrin “Ionian Gas” dhe 25% do i mbaj vetë.

Sipas njoftimit, kompania blerëse do të paguajë 12 milionë dollarë për 6 këste në 18 muaj. Top Channel ka mësuar se bëhet fjalë për dy grupe investitorësh amerikanë dhe shqiptarë, të njëjtët të cilët pak ditë më parë zyrtarizuan marrjen në përdorim të rafinerisë.

Burime bëjnë të ditur se blerja e koncesionit të Delvinës është pjesë e operacionit për rivënien në punë të rafinerisë. Sipas tyre, përmes gazit që do të nxjerrë nga fusha e Delvinës rafineria synon të ulë koston e përpunimit të naftës që të jetë rentabël.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four × 2 =