Gjykata lë në burg sekserin Nasufi, Avokati kërkon arrestimin e pedagoges

AktualitetKryesore
300
0
sample-ad
sekseri nasufi

Prokuroria i tha gjykatës se Besim Nasufi, ish-punonjës në Universitetin Bujqësor u shfaq në filmimet e emisionit “Fiks Fare” teksa merr ryshfet për të ndikuar tek profesorët për kalimin e një studenti.

I arrestuar pak ditë më parë pas investigimit të emisionit “Fiks Fare”, Besim Nasufi, doli para Gjykatës së Tiranës prej të cilës mori masën e sigurimit personal “arrest me burg”, për veprën ushtrim i ndikimit të paligjshëm.

Në pamundësi për të qëndruar në këmbë për shkak të gjendjes shëndetësore, 63-vjeçari ju përgjigj apelit të gjykatës i ulur në karrige.

Prokuroria i tha gjykatës se Besim Nasufi, ish-punonjës në Universitetin Bujqësor u shfaq në filmimet e emisionit “Fiks Fare” teksa merr ryshfet për të ndikuar tek profesorët për kalimin e një studenti. Avokati i tij mbrojtës i kërkoi llogari prokurores se përse nuk ishte arrestuar edhe pedagogia e lëndës në fjalë duke marrë përgjigje prej saj se çështja është nën hetim.

Pas masës, Besim Nasufi u dërgua në spital për t’u trajtuar nga mjekët, ndërkohë që gjykata la nën arrest me burg edhe bashkëpuntorin e tij, një ish-laborant, shtetasin Elison Rrota. Sipas prokurorisë, ai ka ndërhyrë tek një pedagoge për të kaluar shtetasin Edion Xhixha prej të cilit ka përfituar pesë mijë lekë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

9 − two =