Për ti shpëtuar ndëshkimit, lumë dorëheqjesh nga sistemi i drejtësisë

AktualitetKryesore
319
0
sample-ad

drejtesia korrupsion1 

Pritet të ndodhë ajo që “shtypi.net” ka paralajmëruar rreth një muaj më parë, kur publikoi shkrimin për përdorjen masivisht të aktit të “dorëheqjes” si mjet që prokurorë e gjykatës të zhytur në korrupsion e pasuri të paligjëshme, të shpëtojnë nga ndëshkimi ligjor.Sipas burimeve, ende jo zyrtare, por të besueshme kur thuhen publikisht, mësohet se nga tetëdhjetë të paralajmëruar prej “shtypi.net”, numri i pritshëm i gjyqtarëve dhe prokurorëve të dorëhequr është ngritur në njëqind. Janë punonjës të të gjitha niveleve e që, ndërkaq, kanë depozituar dorëheqjen nga instituconet ku punojnë për të mos qenë më pjesë e drejtësisë. Konfirmues i këtij fakti është Bashkim Sulstarova, avokat në Tiranë, i cili e deklaroi këtë gjatë emisionit televiziv “Debat” në kanalin “Chanel One”. Avokati Sultarova, komentoi se të dorëhequrit kanë shfrytëzuar një nen të ligjit të ri që thotë se: asnjë gjyqtar dhe prokuror nuk hetohet për pasurinë që ka vënë në mënyrë të paligjshme, nëse ai jep dorëheqjen. Qindëshja e parë është pjesë e kontigjentit prej katërqind gjyqtarësh e katërqind prokurorësh që shërbejnë në sistemin e drejtësisë në të gjithë nivelet e vendin.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

18 − three =