Ish badigardi dekonspiron masakrën e Fushë-Arrëzit dhe "Grupin Antikrim" të krijuar në ‘94

AktualitetKryesoreVendore 2015
365
0
sample-ad

sala-izeti (1) 

Në Fushë Arrëz u dogjën me qëllim 42 vetë të pafajshëm vetëm për të mbjellë kaos e pasiguri, ndërkohë që “Grupi Antikrim” ka qenë një njesi e krijuar në vitin 1994, për të realizuar vrasje të ndryshme. “Deri më tani nuk ka folur askush për të edhe pse e kam përmendur disa herë ekzistencën e tij”, denoncon Haxhia.

Në vijim të denoncimit dhe dekonspirimit të fakteve e ngjarjeve të fshehura, Izet Haxhia, ish badigardi i Sali Berishës, deri në vitin 1999, kur u dënua për konsumimin e akuzës së përfshirjes në vrasjen e ish deputetit Azem Hajdari, ka dhenë për gazetën “Dita” të tjera dëshmi inkriminuese. Ndërkohë që ka shprehur dakortësinë e prezencës së tij para një grupi prokurorësh specialë, të cilët vërtetë do të duan të hetojnë rreth krimeve të tmerrshme të ndodhura përgjatë kohës kur vendin e udhëhiqte dyshja e Partisë Demokratike, Sali Berisha, president dhe Aleksandër Meksi, kryeministër, Haxhia ka hedhur paksa dritë edhe për dy ngjarje kriminale të përmasave të mëdha e jo shumë të njohura nga publike. Fjala është për ngjarjen kriminale të Fushë Krujës dhe ekzistencën e një njesie të etiketuar prej tij si “Grupi Antikrim”, që themeluar për të kryer vrasje. Ja përgjigja e Izet Haxhisë për pyetjen e bërë nga gazetari:

– Nuk e di sa e ke ndjekur debatin dhe lajmet për reformën e drejtësisë dhe institucionet e reja. Besoj se shumica e shqiptarëve, të imagjinojnë ty duke dëshmuar…

I.Haxhia: Sa për institucionet e reja të drejtësisë që do krijohen dhe nuk e di se kur do fillojnë nga funksionimi (dhe që disa media na paskan caktuar edhe axhendën e tyre se kë do pyesin, pra mua), nuk kam ndonjë besim. S’kam ndonjë entuziazëm të madh se do bëjnë ndonjë pastrim të madh në stanin kriminal të politikës 25 vjeçare…

-Pse?

Izet Haxhia

Izet Haxhia

Sali Berisha

Sali Berisha

I.Haxhia: Sepse lista është shumë e gjatë. Në qoftë se duhet të vëmë drejtësi për këtë vend që është në prag të falimentimit, duhet të fillojmë që me ngjarjet kriminale të 2 prillit ‘91, që me ngjarjen e Fushë Arrëzit ku u dogjën me qëllim 42 vetë të pafajshëm vetëm për të mbjellë kaos e pasiguri. Pastaj duhet të vazhdojnë që nga vrasje të ndryshme të bëra nga Grupi Antikrim i krijuar në ‘94 e që deri më tani nuk ka folur askush për të, edhe pse e kam përmendur disa herë ekzistencën e tij; duhet të fillojë nga zhdukja e Remzi Hoxhës e deri tek vrasja e Artur Rustemit në Vlorë. Duhet të fillojë nga vrasja e punonjësve të Shik-ut në Vlorë e të policëve nga Fieri në qafën e Koshovicës, kur po përgatitej sulmi ndaj Jugut. Duhet të fillojë me vrasjet pa gjyq që u bënë fill pas marrjes së pushtetit nga Nano në ‘97 dhe të vazhdojnë me rastin Tropoja: Kjo është dosja më e errët që tregon bashkëpunimin e shtetit me opozitën dhe agjenturat e huaja për të futur në vëllavrasje e vrarë një krahinë të tërë. Duhet të merret me dosjen e bombës tek VEFA si një shembull i terrorit dhe vrasjes shtetërore mbi popullsinë civile.

Ka plot raste të tjera, si ai i vrasjeve në Përmet etj,. Po nuk u hapën këto dosje, asnjëherë nuk ka për të pasur drejtësi në vendin tonë.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × 1 =