Gjashtë katastrofat që kemi bërë me make-up-in në adoleshencë

Tendence
485
0
sample-ad
d3ed6d2db062512dd5b04d8326f9dfed

 

Instagram-i po na shërben të paktën për diçka: Vajzat po mësojnë të grimohen. Ndonjëherë, të grimohen pa u dukur se janë grimuar. Pavarësisht stilit dhe shijes, tani pothuajse çdo vajzë e di se çfarë është korrektori, kur përdoret pudra, kur përdoret një produkt apo një tjetër. Por gjatë viteve ’90 apo 2000, kishte vetëm një rregull për make-up Shfletoni galerinë! Aty do t’i gjeni të gjitha, mbase edhe veten tuaj!

e32d6f1940bf2ef74b5412ee43329fcd

Vetulla shuuuumë të holla

Vetullat sa një fije peri ishin shumë në modë, por duhet pranuar: E kemi tepruar ca!

689a435398a05c59fc96ef33467a70b4

Konturi i buzëve shumë i theksuar

Tani duket kaq e thjeshtë: Zgjedh një buzëkuq të bukur dhe një laps me ngjyrë të përafërt me të. Po përse, përse atëherë dukej kaq e përshtatshme të kombinoje një laps vishnje me një buzëkuq ngjyrë mishi???

507f351f1a357c4038dd3cd68ade3b42

Xixa kudo

Ton sysh me xixa, shkëlqyes buzësh me më shumë xixa, rouge-i me xixa… Aq shumë xixa kishte çdo gjë, saqë shpesh shihnim diçka që shndriste edhe në fytyrat e shokëve të klasës.

cf8040d900e4243bd2b06e20523d4093

Laps sysh me shumicë

Sa lapsa sysh na duhej të blinim kur ishim në gjimnaz? Sepse, look-u prej pande ishte maksimumi!

6d333742f04485da85915034f5f5a38d

Metallizzato, varak, dhe buzëkuq fosforeshent në raste festash

Edhe tani mund t’a përdorim një ton sysh në bojëqiell apo blu, dhe një buzëkuq ngjyrë çiklamine mund të jetë një zgjedhje shumë stylish. Por, jo bashkë!

72d64c9b4cdafb76485b99ceacd1fd1e

Asgjë nuk ishte e shkrirë me tjetrën
Qoftë toni i syve (e mbani mend atë vulën e zezë sipër syrit?), qoftë rouge-i i faqeve apo fondotinta, nuk kishin kurrfarë sfumature. Mund të ketë të bëjë me përdorimin e furçës prej sfungjeri për tonin e syve, apo sfungjerin për fondotintën, apo shumë sfungjerna të tjerë… Sidoqoftë, jemi krenare që këto gabime, nuk i bëjmë më! Apo jo?

Facebook Comments

POST A COMMENT.

one × two =