Si reagoi ish kryeministri Nano kur i erdhi fletë arresti i prokurorisë së Berishës

AktualitetKryesoreVendore 2015
329
0
sample-ad

fatos-nano-ne-gjyq-gjykate  

“Ditën kur do të ikte, më 30 korrik, më është thyer filxhani. Ishte mëngjes. Njoftimi me shkrim, një pusullë thirrëse, erdhi nga Prokuroria e Tiranës. Ishte ora tetë. Mirëpo Fatosi duhej të shkonte patjetër në mbledhjen e socialistëve të kryeqytetit, që mbahej në Teatrin e Operës…

Ish-anëtari i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues në PS, Ylli Polovina në librin e tij, “Të jesh apo të mos jesh”, ka intervistuar edhe Kristina Çupin, ish-sekretarja personale e Nanos.

Ajo tregon ndër të tjera edhe momentet kur Nano u thirr në Prokurori e më pas u arrestua dhe u dënua.

“Ditën kur do të ikte, më 30 korrik, më është thyer filxhani. Ishte mëngjes. Njoftimi me shkrim, një pusullë thirrëse, erdhi nga Prokuroria e Tiranës. Ishte ora tetë. Mirëpo Fatosi duhej të shkonte patjetër në mbledhjen e socialistëve të kryeqytetit, që mbahej në Teatrin e Operës dhe i thashë se kishte për të shkuar edhe … Më dridhet zëri kur e them. Ai tha: “Do vete njëherë në mbledhjen e Tiranës”. Shkoi.

Kur erdhi këtu, ishte me një grup njerëzish. Një mik i tij, një afarist, i tha se duhet të blinin “Fanta”. I blemë ato dhe Fatosi tha: “Tani duam edhe një kafe”. Ia bëra kafet te një nga zyrat. Kur ia solla të tijën, më pa në sy (se si po më shihte) dhe tha: “Mund të mos kthehem”. E dëgjuan edhe të tjerët. Mbetëm. Sepse shtoi: “Ata do të bëjnë shpejt atë që kanë ndër mend ta bëjnë”. Aty m’u thye filxhani. “Mos u mërzit”, i thashë, “mos u mërzit se kam shenjë të mirë”.

Pastaj iku. E pritëm, e pritëm. Dikush vajti. Vajtën të tjerë. Prisnim para Prokurorisë. Disa druheshin të pyetnin (siç e kemi ne që ndonjëherë kemi frikë). E kishin arrestuar. Morëm porosinë se duhet të hiqnim ato që duheshin hequr nga zyra. E ç’duheshin hequr? Asgjë nuk kishte që e fajësonte, por hoqëm shkresa më kot. Më shumë nga turbullira”.

Marrë nga gazeta “Dita”

saliberisha dhe fatos nano (1)

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 + 10 =