Për “qoftëlargun” në poezinë e Nënë Terezës për 1997

Opinion
373
0
sample-ad

qoftelargu  

Nga:Mero BAZE

Vdekja e Nënë Terezës ishte ngjarja e parë e madhe në vitin 1997, që kur Berisha nuk ishte më President. Ai u gjend papritur i papër㜀㌀llur nga askush, para kësaj ngjarjeje. Dukej sikur shenjtorja shqiptare kishte pritur të ikte ai nga Presidenca, për të vdekur.

Qeveria shqiptare bëri gati një delegacion të saj. Presidenti po ashtu iku me shpurën e vet. Sali Berisha u nis të ikte vetëm. Ishte hera e parë prej vitit 1992, që udhëtonte vetëm, pa badigardë, pa sekretare, pa ndihmës. Partia Demokratike nuk kishte lekë për t’i prerë biletën, pasi Tritan Shehu e kishte zbrazur arkën nga frika se mos dikush inventarizonte lekët e “Shqiponjës”. Për ironi të fatit, partia që u largua me dhunë nga pushteti për shkak të korrupsionit galopant, kishte zbrazur dhe arkën e vet. Një biznesmen që kishte një kafe restorant në Bulevard pagoi biletën dhe disa shpenzime udhëtimi u siguruan nga një grup droge që shëtiste djalin e tij adoleshent me makinë, që tani nuk jetojnë më. Sali Berisha u nis vetëm. Në Romë kishte ndodhur incidenti i dytë. Sapo ai kishte zënë vend, një stjuardesë afrohet dhe e fton ta shoqërojë, pasi kishte hipur në avionin e gabuar. Berisha e përjetoi rëndë zbritjen nga avioni, për më tepër që për炰憧itej për ndonjë izolim ndërkombëtar ndaj tij.

Tek shkallët e avionit e sqaruan se ai kishte hipur në një avion ku do udhëtonin personalitete dhe se bileta e tij tani ishte transferuar tek një linjë e zakonshme. Përveç zbritjes nga avioni, dikush u kujdes që lajmi të bëhej dhe publik, dhe u botua nga agjensitë e lajmeve italiane dhe disa gazeta në Shqipëri. Sidoqoftë, ai shkoi deri në Kalkuta. Një shqiptaro-amerikan i mirë, që merret gjithë jetën me bustet e Skënderbeut dhe Nënë Terezës, zoti Gjonlekaj, arriti ta çonte aty ku bëheshin homazhet. I dukej si një bast me veten, që ai mund t’ia dilte të ishte i rëndësishëm dhe pa qenë President. Madje dhe pa pasur para në arkën e partisë. Ai ishte duke shkuar tek vdekja e një njeriu që mendonte se do ta ringjallte historinë e zymtë të ikjes së tij nga

pushteti, duke e konsideruar aleate në atë çfarë kishte ndodhur në vitin 1997. Meqë më parë komunistët mezi e kishin pranuar Nënë Terezën në Shqipëri, ai mendonte se ishte pronë e tij. Udhëtimi i tij i ri drejt Romës, në shenjtërimin e Nënë Terezës, nuk ka asgjë emocionale dhe këmbëngulëse se ai, për vdekjen e saj. Në udhëtimin drejt Romës, Berisha ka mundësi ta presë biletën në biznes klas nga pasuritë e familjes së tij, që do t’i mjaftonin Nënë Terezës të hapte dhjetëra shtëpi bamirësie.

Ai nuk është përsëri në pushtet, po ka pushtet mbi një parti që shërben si zyrë protokolli e tij dhe nuk ka kush ta zbresë nga avioni. Gjatë qeverisjes së tij të dytë, po të ishte gjallë Nënë Tereza, do ishte lutur për të vrarët në Gërdec dhe ata në Bulevard, duke mallkuar “qoftëlargun” që i vrau. Por ajo kishte ikur më parë. Por ata që ishin në sallën ku u mbajt koncerti për Nënë Terezën, thonë se u shfytyrua, kur dëgjoi poezinë e fundit të Nënë Terezës për vitin 1997, dhe atë që po ndodhte në Shqipëri.

Natyrisht që është teprim të thuhet se Nënë Tereza kishte parasysh vetëm Berishën në atë poezi, kur 炰憧iste për “qoftëlargun”, por pa dyshim që e kishte sidomos për Berishën. Po të kemi parasysh se ajo ishte e vetëdijshme së paku deri nga qershori i atij viti, ajo ka përjetuar lajmet plot tmerr nga Shqipëria, ku kaosi, vrasjet dhe papërgjegjshmëria, kishin ngritur monumentet e veta. Ajo 炰憧et për nevojën që ndjente të vinte në atë kohë në Shqipëri e të vdiste aty, pasi mendonte se në atë kohë vendi kishte më shumë nevojë se asnjë herë tjetër, për dashurinë e saj. Berisha ishte një nga ata dhe ndoshta kryesori që e kishte katandisur ashtu.

Por nuk mendoj se është ligështuar prej kësaj. Berisha nuk e ndjen dhe përjeton ende vitin 1997 si një faj të tij, por si një betejë të tij. Ai nuk e përjeton si tragjedi, por si një urrejtje ndaj tij. Ai nuk e shikon si një deformim të demokracisë, por si një këmbëngulje për ta shkatërruar “demokracinë e tij” me dhunë. Ai është ndjerë keq në atë sallë për një arsye më banale, më biologjike, më tokësore se hyjnia e Nënë Terezës. Ai është ndjerë keq që në atë sallë ishte i fundmi nga politikanët e vitit 1997 dhe ai vit i mallkuar po e ndiqte pas. Dhe si i tillë, është normale të prishej në fytyrë. Nënë Tereza i ka kujtuar se është “dinosauri” i fundit. Dhe atij i është dukur sikur ka radhën!

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seven − six =