Pas sekuestrimit të pasurive edhe 8 vjet burg për biznesmenin e paprekshëm

AktualitetKryesore
209
0
sample-ad

Fatmir-Kajolli 

Megjithse organi i akuzës në pretencën e dhenë kishte kërkuar dënimin me 22 vite burgim për bisnesmenin fierak, Fatmir Kajolli, Gjykata e Fierit ka vendosur njohjen e vendimit të Gjykatës italiane, por duke e dënuar atë përfundimisht me 8 vjet burg dhe jo me 22 vjet sa edhe e kishte dënuar nga Gjykata italiane.

Dënimi i ashpër i Gjykatës italiane kishte ardhur pasi mbi të rendonin  dy akuza të renda ajo për ushtrim prostitucioni dhe trafik të lëndëve narkotike, gjë që e bëri Prokurorin shqiptare të kërkoj të njejtë masë dënimi, të kundërshtuar skajshmërisht nga Gjykata e Fierit që ka zbritur këtë dënim në tetë vite. Ndfërkohë ky është dënimi i dytë i dhenë ndaj tij, po të kihet parasysh se në datën 30 tetor të viti 2015, me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Krimeve të Rënda kërkoi sekuestrimin e pasurisë së Fatmir Kajollit, që ndodhet në Fier, pasi dyshohet se ajo është vendosur nga aktiviteti kriminal i ushtruar prej tij në Itali. Në inventarin e sekuestrimit rezultojnë: Tre shoqëri biznesi, 2.1 milion metra katrorë tokë, 1700 metra katrorë ndërtime të bëra në zonën turistike të Fierit etj.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

eighteen + 3 =