Pas piketimit për tu shkarkuar, ministri Haxhinasto jep dorëheqjen

AktualitetKryesore
284
0
sample-ad

ministri haxhinasto RELAX  

Duke dashur të ikë me “nder” dhe jo si i shkarkuar, ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, ka komunikuar aktin e dorëheqjes nga posti i ministrit të Transporteit, shumë i rendë për supet e tij  të qullta, por që megjithatë ja doli ta mbante që prej tre vitesh.

Në argumentin e dhenë si arsye Haxhinasto komunikon se dorëheqja e nga posti ka të bëjë me angazhimet e tij në LSI, për shkak edhe të zgjedhjeve që do të bëhen brenda kësaj partie në muajt e ardhshëm. Ndërkohë kryeministri Edi Rama e vlerëson aktin kur shkruan në facebook-un e tij:

“Falënderoj Haxhinaston për punën dhe kontributin e dhënë. Haxhinasto kontribut në skuadrën qeveritare dhe bashkëpunim shumë të mirë.

Kujtojmë se Edmond Haxhinasto është ministri i dytë i LSI-së, dorëhequr në kabinetin e qeverisë së Edi Ramës, pas krushkut të tij Nasip Naços. Shtatori ishte paralajmëruar si muaji i lëvizjeve në qeveri. Takimi i fundit Rama-Meta dy ditë më parë u fokusua mbi këto lëvizje.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two × three =