Njeriu i Ruçit kandidat potencial për kryesimin e Komisionit të Vettingut

Uncategorized
748
0
sample-ad
Alket-Hyseni-KGS-640x538

Drejtori i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave, Alket Hyseni, që njëherësh mban edhe detyrën partiak të kreut të Komisionit të Garancive Statutore të PS-së, është kandidat potencial për të kryesuar Komisionin e “Vettingut”, një nga më të rendësishëm për të situr biografitë dhe çertifikuar pastërtinë e figurës së gjithë kandidatëve që do të aplikojnë për të kryer funksione gjyqtarësh e prokurorësh në Republikës së Shqipërisë.

Lajmin e pakonfirmuar zyrtarisht, nga burime të selisë së socialistëve, e ka bërë publik “Telegraf”, nëpërmjet një shkrimi me titull:” Alket Hyseni i Referendumit dhe Statutit të PS do të jetë “biografi dhe gjyqtari”i gjyqtarëve”, ndërkohë që në vijim të investigimit, burime konfidenciale të “shtypi.net” kanë nxjerrë në sipërfaqe edhe të dhena të tjerë rreth këtij fakti.

“Partia drejtuese e maxhorancës(PS), ka vendosur që “Vetingun” e gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë ta kontrolloj e ta zbatoj Alket Hyseni”, citon ” Telegraf” që pas pyetjes : “Kush është ky person “i besuar” i kupolës së PS, që të vrojtoj, humultojë, verifikoj dhe do të bëj vlerësimin e figurës së punonjësve të drejtësisë”, përgjigjet:

“Alket Hyseni është “shërbestar” i katapultuar në krye të PS si “ADN” dhe krushqi e një familjari të lartë të kupolës së kësaj partie, me detyrën e kryetarit të Komisionit të Garancive Statutore në PS. Është ai që gjoja “mbron” zbatimin e Statutit të PS, por nuk tha asnjë fjalë që Kryetari i PS nuk bëri Kongres zgjedhor , duke e lejuar të vijojë mandatin anti-statutorë në krye të partisë. Është ai që në dy vitet e fundit, me vrojtimet, hulumtimet dhe vlerësimet e tij si Kryetar i Komisionit Statutor ka firmosur e vulosur si “të drejta” shkarkimet arbitrare  të 135 drejtuesve të zgjedhur e të devotshëm të PS në rrethe e qytete, zona e fshatra të shkarkuar me urdhëra gojor e shkresor për preferenca e interesa personale nga kreu i PS-së së Shqipërisë, nga deputetë të zonave, nga kryetarët e PS në rrethe dhe koordinatorët politik të qarqeve…Nisur prej këtyre shërbimeve e shumë shërbimeve të tjera, deri me letrat e kontrabandës së naftës e mallrave të tjerë me vlerë, kur ishte zyrtar i lartë i Drejtorisë së Përgjithëshme të  Doganave Shqiptare, kreu i PS dhe Rilindjes, Edi Rama, i besoi Alket Hysenit detyrën për zbatimin e “Vettingut”, më saktë misionin e presionit dhe spastrimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve sipas listës dhe interesave, siç ka kryer dhe misionin e spastrimit të “armiqve të brendshëm” në kupolën dhe bazën e PS-së…”.

Ky është ekstrati i tekstit të shkrimit të publikuar nga “Telegraf” në fq.3, të numrit të dt. 31 gusht 2016, e që mbyllet me frazën:

” Mjafton kaq për të thenë se nuk ka “Vetting” ligjor, por spastrime e presione klienteliste. Alketi i Statutit dhe Referendumit të PS, i cili vjen nga “fusha” e skandaleve ekonomike-financiare, do të kryej edhe kontrollin e pasurisë, të figurës dhe aftësive profesionale të gjyqtarëve dhe prokurorëve!”

Në vijim të pasurimit të biografisë së mësipërme, rreth njeriut të piketuar për të qenë drejtues i njërit prej Komisioneve më kyçe e që do të jetë prijëstar i reformës së mezipritur të sistemit të drejtësisë, “shtypi.net” arriti të saktësoj se njeriu që e ka garantuar “kryerilindasin” Edi Rama për besnikërinë shërbestare të Alket Hysenit është Gramoz Ruçi, i vetmi i mbetur trashëgim nga koha e komunizmit e që përflitet se edhe në erën e “Rilindjes” mban ndër duar postin e ish ministrit të Brendshëm, që e nisi nën udheheqjen e pasardhësit të Enver Hoxhës, Ramiz Alia.

Hyseni është nga fshati Levan i Tepelenës, është me profesionin jurist dhe bën pjesë në listën e personave që përbëjnë “Republikën e Tepelenës”. Si ushtar besnik i kreut të kësaj Republike, Gramoz Ruçit,  Alketi ja ka dalë të ngjisë shkallët e karrierës, që e ka nisur si doganier i thjeshtë në Kakavijë. Burimet dikur shumë pranë tij dhe, aktualisht të larguara, thonë se në këtë kohë, pra kur shërbente si doganier në Kakavijë, Alket Hyseni ka shkaktuar një aksident automobilistik në Tepelenë, me pasojë vdekjen e një gruaje. Aksident nga i cili ai doli, çuditërisht, pa lagur dhe nuk rezulton të jetë i regjistruar zyrtarisht.

Gjithsesi deri më tash Hyseni është thjeshtë e vetëm kontigjent mediatik, i lakuar si kandidaturë partiake potenciale, i preferuar nga koka e PS-së për të qenë kryesues i Komisionit të Vettingut, por edhe letra e lakmuesit që do të provoj nëse ky Komision do të vihet në lëvizja prej politikës maxhorative apo do të jetë levë në duart e atyre që asgjesimin e ndikimit politik mbi sistemin e drejtësisë e kanë mision. Le të presim…

shtypi.net 

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

12 − 8 =