Kumbaro dhe Haxhinasto dy ministrat e parë kurbanë të ndryshimeve në qeveri

KryesorePolitike
428
0
sample-ad

rama-dhe-meta-lsi

Mirëpo kush do ta ketë radhën më pas? A do ti shqitet qeverisjes ministri i Shëndetësisë Ilir Hamit Beqaj, i shumëakuzuari si ministri më përvetësues i kabinetit? Po ministrat Damin  Gjiknuri e Saimir Tahiri, që…

 Një ditë pas votimit në Kuvend të ligjit të Vettingut, dy krerët e mazhorancës qeverisëse kanë gjetur momentin të drekojnë së bashku, duke shenuar kështu takimin e parë midis tyre, pas një shkëputjeje për shkak të pushimeve. Dita e takimit nuk ka ndryshuar. E mërkura e kësajherëshme ka qenë një drekë e thjeshtë pune ku, ndër të tjera, në qendër të bisedës ka qenë nevoja emergjente e ndryshimeve në kabinetin qeveritar. Ndryshime të domosdoshme të ministrave me performancë të dobët pune e suksesi, por edhe të lakuar për prishje të imazhit për shkak të përmendjes si të përfshirë në afera korruptiva.

Burime konfidenciale pranë kryeministrit Rama kanë dekonspiruar se Mirela Kumbaro, ministrja socialiste e Kulturës dhe Edmond Haxhinasto, ministri i LSI-së është renë dakord që të jenë dy kurbanët e parë të ndryshimeve të mëtejshme në kabinetin e koalicionit qeverisës të kryesuar nga Edi Rama. Mirëpo kush do ta ketë radhën pas tyre? A do ti shqitet qeverisjes ministri i Shëndetësisë Ilir Hamit Beqaj, i shumëakuzuari si ministri më përvetësues i kabinetit? Po ministrat Damin  Gjiknuri e Saimir Tahiri, që kanë qenë fiksimi i Ilir Metës për ti larguar një orë e më parë nga detyra e ministrit. Po ministri i Mjedisit Lefter Koka, lakuar jo pak për paaftësi menaxhimi?

Ende nuk ka një konfirmin nga burime të sigurta rreth lëvizjeve të tjera të pritëshme, ndaj për të dhenë një përgjigje duhen pritur zhvillimet e shtatorit.

Shtypi.net

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × two =