Ish guvernatori i Bankës, Adrian Fullani, llogari të pambyllura me Prokurorinë

AktualitetEditorialKryesore
494
0
sample-ad

fullani ne prangaNjë tjetër allishverish i zbuluar nga KLSH dhe i adresuar prej tij në Prokurorinë e Tiranës, ka rizgjuar hetimin e ri për ish guvernatorin e dalë pa lagur megjithse institucioni që ai drejtonte u gjend i përfshirë në skandalin e shekullit. Po këtë herë, a do të përsëritet historia?

Sipas burimeve zyrtare mësohet se ish-Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani  do të përballet sërish me sistemin e drejtësisë, por këtë herë me organin e Prokurorisë me të cilën nga sa duket ka ende llogari të mbyllura.

Ky organ akuze pritet ta thërrasë Adrian Fullanin, bashkëshortin e gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Adriana Fullani, për dëshmuar rreth një procedimi penal të nisur nga ana e Prokurorisë së Tiranës. Procedimi ky që ka nisur, pasi Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar një kallëzim penal që e akuzon bashkëshortin Fullani për “shpërdorim detyre”, nisur nga mënyra se si Banka e Shqipërisë ka bërë nxjerrjen nga tregu të kartëmonedhave të dëmtuara në harkun kohor nga viti 2010 deri në vitin 2014.

KLSH pretendon se në raport, se bankat e nivele të dytë ia kanë blerë qytetarëve kartëmonedhat me 80 % të vlerës së tyre, ndërsa Banka e Shqipërisë ia ka blerë bankave të nivelit të dyte me 100 % të vlerës. Diferenca prej 20 %-thotë KLSH në kallëzim është përfituar ne mënyrë të jashtëligjshme nga bankat.

Dëmi i shkaktuar është rreth 4 milion euro. Mësohet se prokuroria e ka regjistruar kallëzimin penal për akuzën e shpërdorimit te detyrës. Burimet thonë se do verifikohen veprimet e personave që kanë drejtuar bankën e Shqipërisë ne atë periudhe.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

four + 4 =