Ndryshimet kushtetuese/ UGSH konfirmon heqjen e penaliteteve për gazetarët

AktualitetKryesore
225
0
sample-ad

unioni-i-gazetareve1   

Duke konfirmuar një tryezë të Komisionit parlamentar të Medias, me shoqatat e gazetarëve, të mbajtur paraditen e të enjtes, Aleksandër Çipa sqaroi se në variantin e ndryshuar e të renë dakort, ligji garanton pavarësinë e prokurorisë dhe lirinë e mediave.

Maxhoranca qeverisëse është tërhiqur nga neni 13 i projektligjit të SPAK dhe neni 6 i projketligjit “Për prokurorinë|”, që rikthente censurën në media dhe parashikonte burg për gazetarët që “mund të ushtrojnë influencë ndaj prokurorëve për çështje të caktuara”.

Lajmin e ka konfirmuar drejtuesi i Unionit të Gazetarëve Shqiptar, Aleksandër Çipa, i cili ka shpjeguar se në ndryshimin e bërë varianti i kontestuar nga shoqatat do të jetë i njëjtë në të dy nenet e ligjeve përkatëse, pra në nenin 13 të SPAK dhe në nenin 6 pika 3 e ligjit “Për prokurorinë”.

Duke konfirmuar një tryezë Komisionit parlamentar të Medias me shoqatat e gazetarëve kontestuese, të mbajtur paraditen e të enjtes, Çipa sqaroi se në variantin e ndryshuar e të renë dakort, ligji garanton pavarësinë dhe autonominë e nevojshme për marrjen e vendimeve gjatë ushtrimit të funksionit të tyre kushtetues e ligjorë, nga prokurorët, pavarësisht ndikimit të paligjshëm të brendshëm apo të jashtëm nga çdo autoritet publik a privat.

Në nenin 13 të ligjit të SPAK , thuhej se: “Çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre ndalohet dhe dënohet me ligj”.

Ndërkaq në nenin 6 të ligjit për prokurorinë thuhej: “Çdo lloj ndikimi i papërshtatshëm mbi punën e prokurorëve dhe veprimtarinë e tyre në çështje konkrete, i ushtruar përmes autoritetit publik, mjeteve të informacionit apo me çdo lloj mjeti tjetër apo personave të tjerë, që cënon pavarësinë e prokurorëve në ushtrimin e detyrës së tyre, është i ndaluar dhe dënohet sipas ligjit”.

Kryetari i UGSH, Çipa sqaron se të dy këto nene tashme kanë renë, dhe nga tre variante të ofruara nga ligjvenësit varianti final është i tillë që garanton pavarësinë dhe autonominë e nevojshme si të prokurorëve ashtu edhe lirinë e gazetarëve për të ushtruar funksionin e tyre mediatik .

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seventeen − seventeen =