Legjenda gjermane e futbollit, Franz Beckenbauer, akuzohet për korrupsion

KryesoreSport
297
0
sample-ad
bekenbauer

Prokurorët zviceranë kanë konfirmuar se janë duke hetuar legjendën e futbollit gjerman, Franz Beckenbauer si pjesë e një hetimi për korrupsion. Autoritetet zvicerane kanë nisur hetimet të cilat implikojnë Beckenbauerin në afera korruptive për të marrë të drejtën e zhvillimit të Kupës së Botës në Gjermani.

Hetimet për këtë çështje kanë nisur edhe ndaj institucionit më të lartë të futbollit botëror (FIFA) e cila shpesh herë është bërë pjesë e skandaleve.

Ndërsa në krahun tjetër, Beckenbauer ka mohuar akuzat duke theksuar se në procesin e tenderit për Kupën e Botës është bërë një gabim por ai mohoi të jenë blerë votat.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

18 + 16 =