Incidenti i armatosur në kufirin Kosovë-Maqedoni

EditorialKryesore
239
0
sample-ad
kufiri kosove mali i zi

Është shënuar incidenti i parë në kufirin me Malin e Zi. Sipas gazetës Novosti, shqiptarë të Kosovës kanë gjuajtur me automatik në drejtim të fshatrave përreth Mokrës. Për momentin situata është e qetë.

Sipas gazetës Novosti, shqiptarët me të shtëna të njëpasnjëshme, kanë frikësuar fshatarët në fshatrat në pjesën malaziase, në anën e malit Mokra. Novosti shkruan se në kufirin mes Malit të Zi dhe Kosovës, pas paralajmërimit të AKSH-së, pjesëtarët e saj janë vendosur në afërsi të kufirit, në rastin kur do të nisë zbatimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e zi dhe se pjestarët e kësaj organizate do ta kundërshtojnë me armë.

Incidenti, sipas kësaj gazete, ndodhi mbrëmë, në fshatin Kaludare, në rrethin e Beranes, ku është edhe pjesa e kufirit me Kosovën. Pjesëtarët e shërbimit të sigurimit malazez janë në gjendje gatishmërie, ndërkaq jozyrtarisht bëhet e ditur se edhe pjesëtarë të ushtrisë malaziase janë në gjendje gatishmërie.

Mediat e këtij vendi raportuan për dërgimin e njësive speciale policore dhe ushtarake në kufrin me Kosovën, për shkak të tensionit në rritje para votimi të demarkacionit në Kuvendin e Kosovës. /RTK/

Facebook Comments

POST A COMMENT.

two × 3 =