Gjykata Kushtetuese i rikthen Gjykatës së Lartë dosjen "Doshi & Co"

AktualitetKryesore
248
0
sample-ad
frroku-doshi

Në seancë gjyqësore të mbajtur paraditen e ditës së enjte Gjykata Kushtetuese ka vendosur  që dosja në ngarkim të deputetit Tom Doshi, ish deputetit Mark Frroku dhe “atentatorit” Durim Bami, ti kthehet Gjykatës së Lartë, për çështje kompetencash.

Kështë është rikthyer edhe njëherë në vëmendje dosja “Doshi”, që bëri bujë për akuzën bombë që ish deputeti socialist Tom Doshi bëri në adresë të kryetarit të parlamentit Ilir Meta, të cilin e denoncoi si urdhërues të një atenti në adresë të tij. Megjithatë, vendimi sotem i Gjykatës Kushtetuese nuk ka lidhje me këtë çështje, por bën fjalë për akuzën “kallëzim i rremë” të ngritur ndaj deputetit Tom Doshi, ish-deputetit Mark Frroku, si dhe Durim Bamit, atentatori i penduar.  Për këtë Gjykata Kushtetuese ka vendosur ditën e sotme që dosja ti kthehet Gjykatës së Lartë, për çështje kompetencash. Ndërkaq pritet që të zbardhet edhe vendimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese, ku do të shpjegohet se pse është marrë ky vendim.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seventeen − fourteen =