Telefonata e babait vrasës: "Hajde shpejt në Golem..Kam vrarë nënën tënde!"

AktualitetKryesore
258
0
sample-ad
skene-krimi18

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë ku një i moshuar vrau më sëpatë gruan e tij 68 vjeçare. Falë një telefonate që autori i ka bërë djalit të tij dhe insistimit të këtij të fundit që të dorëzohej në Polici, është bërë e mundur edhe sqarimi i ngjarjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50, kur shtetasi Veli Dervishi që, sipas policisë, kishte pirë disa gota raki, ka goditur gruan, Shazivare Dervishi me sëpatë, duke e lënë të vdekur në vend. Sapo ka kryer krimin, ai i ka telefonuar njërit prej djemve që jetojnë në Tiranë dhe i ka thënë se kishte vrarë nënën e tij.

“Hajde shpejt në Golem. Kam vrarë nënën tënde…”. Këto kanë qenë fjalët që 73 vjeçari i ka thënë në telefon të birit, ndërsa e ka pritur aty pa lëvizur nga vendngjarja, derisa ai ka mbërritur.

Djali i madh i çiftit e ka bindur të atin që të shkonte me të në polici dhe të vetëdorëzohej. Burimet thanë se kanë qenë të dy babë e bir, që janë paraqitur në Postën e Policisë së Golemit, duke rrëfyer atë çfarë kishte ndodhur. Ende janë të paqarta rrethanat se si ka ndodhur krimi, ndërsa menjëherë pas vetëdorëzimit të autorit në polici, një grup oficerësh nga Krimet e Rënda është nisur nga Tirana në drejtim të Golemit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Burimet thanë se i dyshuari herë thoshte se ishte nevrikosur me të, herë thoshte se e ka acaruar prej kohësh, por përmendte herë pas here që ishte penduar shumë për krimin që kishte kryer, raporton “Panorama”.

Nga ana tjetër, burimet thanë se njëri nga 3 djemtë e çiftit, ai që e kishte shoqëruar drejt policisë, gjatë një bashkëbisedimi me një prej drejtuesve të policisë në vendngjarje ka folur edhe për xhelozi mes të atit e të ëmës, edhe pse në moshë të thyer.

Këto deklarime ai i ka dhënë pa procesverbal dhe në formën e dyshimeve që ai kishte, pa qenë shumë i sigurt nëse ishte apo jo ky motivi i ngjarjes.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

2 + 4 =