Gjysma e gjermanëve janë kundër një mandati tjetër për Merkel

AktualitetKryesore
264
0
sample-ad
merkel36

Gjysma e gjermanëve nuk duan që Angela Merkel të shërbejë edhe një periudhë tjetër si kancelare. Ky është përfundimi i një sondazhi të Institutit për Demografi “Emnid” të porositur nga gazeta “Bild am Sonntag”.

Sipas sondazhit 50 për qind e pjesëmarrësve janë kundër një mandati tjetër për Angela Merkelin dhe 42 për qind në favor. Ndërkohë, 70 për qind e mbështetësve të partisë së Merkelit, CDU-së duan që udhëheqësja e partisë së tyre të qëndrojë në detyrë përtej zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në vitin 2017, 22 për qind nuk duan që ajo të vazhdojë në këtë post.

Merkel nuk ka deklaruar ende nëse do të kërkojë apo jo një mandat tjetër si kancelare. Kancelarja është në këtë post që nga viti 2005. Nëse ajo fiton një mandat tjetër Merkeli mund të thyejë rekordin e mbajtur nga Helmut Kohl-it, i cili ishte kancelar për 16 vjet nga 1982 deri në 1998.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nineteen − ten =