Vizita e Edi Ramës në Serbi: Ekspozitë dhe për të bërë kurban "Kurbanin"

AktualitetKryesore
374
0
sample-ad
RamaVucicBeta

Vizita e kryeministri Edi Rama në Serbi nuk është vetëm dhe për të stabilizuar marrëdhëniet midis dy shteteve “armike” por, mes të tjerash dhe kryesisht për të promovuar librin e tij “Kurban”, për të çelur një ekspozitë pikturash dhe për autostradën drejt Durrësit.
Sipas mediave dhe agjencisë shtetërore, por edhe informacionit të kabinetit Rama, Shefi i Qeverisë shqiptare do ta nisë vizitën në Beograd më 13 tetor, kur do të promovohet libri i parë dhe i fundit i tij “Kurbani”, i përkthyer në gjuhën serbisht. Një libër ky që u shkrua nga Edi Rama pas humbjes së zgjedhjeve lokale të vitit 2011. Më pas është parashikuar edhe çelja e një ekspozite me piktura të Kryeministrit. Më tej, Kryeministri do të udhëtoje drejt Nishit më 14 tetor, ku do të mbahet një takim i sipërmarrësve shqiptaro-serbë dhe do të promovohet projekti i rikonstruksionit të autostradës Nish-Durrës, ku do të marrin pjesë edhe zyrtarë të Kosovës. Edi Rama do të marrë pjesë edhe në Forumin e Sigurisë.

 

Facebook Comments

POST A COMMENT.

nineteen − nineteen =