LAJTHITJE

Opinion
380
0
sample-ad

profesional fototttt

Nga: Dorina HOXHA

“Fjalët këtu dhe tani janë thelbi i përjetësisë, ose i  jashtëkohësisë” . 

                Erich FROM

Brenda një bote ku tentojmë të nxjerrim gjithçka nga vetja , frikërat, ankthet, të pathënat, fjalët fyese, sharjet, inatet e vjetra,  gjithçka rigjenerohet si një rreth vicioz, më të pazbrazur  dhe me një bilancë viktimash të vrarë.

Forma më e rëndë e dhunës është vrasja. Nëse je duke lexuar  këtë artikull, mesiguri  nuk e di çfarë është vdekja, mesiguri as sesi është të vdesësh ! Të njohësh vdekjen si proces fizik kjo është gjëja më e lehtë, njeriut i ftohet trupi kur vdes, merr një ngjyrë të zbehur në të verdhë, pra duket sikur jeta i thithet me shiringë prej trupit dhe aty nuk ka më as shkëlqimin në sy kur gjallëronte e të vështronte, as atë ngrohtësinë e duarve apo atë buzëqeshjen kur shkëmbenit ndonjë batutë.

Trupi vdes me vdekjen, kurse fjalët jo !

Kam njohur një njeri që e donte vdekjen më shumë se jetën sepse ajo kishte prekur fundin më të skajshëm të dhimbjes njerëzore. Kish mbetur jetime në moshë të hershme,  pas viteve të para të martesës përballet me vdekjen e fëmijës së parë, pas disa vitesh kur bëhët gjyshe i vdes fëmija i dytë dhe kur ajo ishte në pleqëri humb bashkëshortin dhe fëmijën e tretë.

A ka dhimbje më të madhe për një nënë të shohë vdekjen me sy teksa i merr fëmijët?! …

Pavarsisht vdekjeve natyrale njeriu nuk pajtohet dot me dhembjen e humbjes e kur vdekjet vijnë nga vrasjet apo lloje të tjera dhune vlerat sociale pësojnë tronditje. Vrasjet dëmtojnë vlerat dhe normat morale, ç’ekuilibrohen marrëdhëniet njerëzore dhe humb besimi. Aktualiteti i shoqërisë shqiptare nuk favorizon për klimë të qetë sociale. Çdo ditë ëebsite lajmesh raportojnë vrasje dhe forma dhune ekstreme. Në kronikën e rradhës një 73 vjeçar në Golem ka vrarë  gruan me sopatë. Vrasësi i moshuar apo i moshuari vrasës?! Jeta është drama me komike, për 73 vjet i moshuari ka bërë një jetë me norma e vlera ka bashkëjetuar më gruan për dekada me rradhë dhe në fund të viteve të mbetura për të shijuar frytet e punës dhe familjes, ai VRET ! Cfarë vrau i moshuari me sopatë, ‘alzhaimerin shpirtërorë’ të tij apo frikërat e pasqyruara tek gruaja?! Eksperienca e viteve të bën më të pjekur , më të butë e të përkulshëm ndaj çdo arsyeje. Koncepti i gjyshit duhet të ishte mëshirimi i durimit të skalitur, i mëshirës dhe dhembjes të reflektuar në fjalë apo këshilla.

Përball një dhimbje njeriu qanë, kurse përball zemërimit vret !  Format ekstreme të dhunës  në familjet shqiptare janë bombat nukleare që priten nga minuti në minute të shpërthejnë. E vërteta vret kur thuhet përgjatë debateve apo zemërimit, jo pak viktima kanë mbetur të vdekur se thanë të vërtetën në kohën dhe mënyrën e gabuar.

Mendja njerëzore është e frikshme sepse në çatet më të papritura të befason me kapërcimet e saj iracionale.

Ai që vret në të vërtet nuk vret personin por inatin dhe ankthin e tij të pasqyruar  tek viktima, vret fjalët dhe mendimet e tjetrit. Kur dëgjonë ngjarjen për e të moshuarit  pyes veten :-  ’edhe gjysëm shekulli dashuri në  një shtrat, nuk mjafton për ‘ Lajthitjen!…

Dashuroj aq sa vrau,  jetoi aq sa vrau, Vdiq aq sa vrau… mëngjeset na zbrazin vetveten e darkat na rigjenerojnë.

Dashuria është fjala, është miratim së largu vullnetesh. Dashuria është falje, është ajo karrigia që lëkundet nga pesha e viteve e që të tregon përralla. Dashuria të uron ëndrra të paqta dhe e prêt vdekjen prej natyrës, i përgjigjet jetës me durim dhe e le dashurinë të rrjedhë qetësisht ndër breza.

Dashuria i përket një dimensioni jashtëkohësisë ndaj ajo duhet të jetë tani dhe këtu.

Facebook Comments

POST A COMMENT.

twelve − eight =