Gazetari britanik zbulon pasardhësit e fundit të Adolf Hitlerit

KryesoreVendore 2015
319
0
sample-ad

Hitleri Patrik nipi i mbrapshte i Adolfit Nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, njeriu të cilin Adolf Hitleri e quajti “nipi im i mbrapshtë”, ndërroi emrin dhe u zhduk. Dhe, përkundër të gjitha përpjekjeve për të zbuluar diçka më tepër për diktatorin më monstruoz të shekullit XX dhe për familjen e tij, mbeti anonim,  deri para pak kohësh. Jeta e William Patrickut( personi në foto), e intrigoi aq shumë gazetarin britanik, David Gardner, sa për plot pesë vjet ai gjurmoi pas pasardhësve të Hitlerit dhe, kur i gjeti, shkroi për ta librin “Hitlerët e fundit”. William Patricku tashmë kishte vdekur, por Gardneri arriti t’i gjejë djemtë e tij në Nju-Jork, në Long Island, ku ata jetojnë shumë të tërhequr dhe bëjnë jetë tepër modeste.

• Alex Ludolf (i lindur më 1949) është punëtor social. Louis (i lindur më 1951) jeton në banesë. Brian (i lindur më 1965) ka shtëpi të veten, ndërsa vëllai i tyre i katërt, Howard (i lindur më 1957) vdiq në një aksident rrugore më 1989.

Pasardhësit e Hitlerit i ikin vazhdimisht publikut dhe vazhdimisht refuzojnë intervistat, qoftë edhe kur u ofrojnë honorare të majme.
” Nuk na duhen paratë e përgjakshme”, – thotë Alex Hitler.
Asnjë nga vëllezërit Hitler nuk ka fëmijë. Janë marrë vesh që të mbesin pa trashëgimtarë, me qëllim që gjenet kriminale të Adolf Hitlerit të zhduken bashkë me ta.
“Duhet të shuhet fara jonë”, – thonë vëllezërit Hitler.
Gazetari David Gardner përshkruan edhe se si mbritën trashëgimtarët e Hitlerit në SHBA.

“Alois, babai i Adolf Hitlerit, u martua tri herë. Djali më i madh, Alois, iku në Irlandë dhe atje u martua me Brigid Dowling, e cila, më 1911, lindi djalin William Patrick. William e vizitoi për herë të parë dajën Adolf në Gjermani, më 1929, ku qëndroi gjatë tërë verës. Hitlerin e pa edhe disa herë, në Nurnberg dhe në Berlin, ndërsa më vonë shkroi shumë reportazhe për këto takime (“Pse e urrej dajën tim”) dhe dha shumë intervista. Kur mori vesh për këtë, Fyhreri u çmend: “Do ta vras me dorën time!”– bërtiste.

Para fillimit të Luftës së Dytë Botërore, William Patrick u shpërngul në Nju-Jork, ku u martua me një vajzë me prejardhje gjermane. Më 1944, vullnetarisht u paraqit në marinën amerikane dhe atje shërbeu deri më 1947. Vdiq më 1987, kur kishte 76 vjet. Djali i tij, Alex, mburret me babin: “Babai im luftoi kundër Hitlerit. Ishte njeri i mirë…”,- deklaronte ai.”

Facebook Comments

POST A COMMENT.

seventeen + eleven =