Ekskluzive/ Zbulohet plani sekreti i PD: Po përgatit operacionin antikanabis

AktualitetKryesore
305
0
sample-ad

kanabisi-zjarr 

Ndërmarrja e një operacioni antikanabis, për të sfiduar ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe qeverinë e kryeministrit Edi Rama, është aksioni më i ri politik që është duke programuar Partia Demokratike. Sipas burimeve tepër konfidenciale të kësaj partie mësohet se, prej disa ditësh, plani operativ është gati por ende nuk është caktuar data e nisjes së tij në terren.

Vështirësia e informimit rreth hollësive të tij rrjedh prej urdhërit të rreptë të dhenë nga instanca drejtuese e PD-së për ta mbajtur plotësisht të fshehtë veprimin politik, megjithatë burimi i “shtypi.net” bëri me dije se bëhet fjalë për një aksion që synon goditjen e parcelave të mbjella me kanabis dhe që vazhdojnë të jenë aktive.

“Nga informacioni që disponon PD rezulton se parcelat me drogë  shtrihen në pothuajse gjithë territorin e vendit. Nga Veriu në Jug, madje edhe nëpër malet e kodrat e Tiranës. Janë parcela ku kanabisi pritet të koret. Është e vërtetë që Policia po godet por kjo bëhet e detyruar, e imponuar, me përzgjedhje dhe për të fshehur parcelat që ruhen nga klani tepelenas i drejtuesve të policisë besnikë të Saimir  Tahirit, Gramoz Ruçit dhe Edi Ramës. Me këtë aksion PD synon tja vërtetoj shqiptarëve deklaratat e bëra nëpër media, synon tua zbulojë parcelat e maleve të Tepelenës, Lumit të Vlorës, skërkave të Bregut, maleve të Skraparit, Beratit, Mallakastrës, Tiranës apo ato të malësive veriore, etj. rajoneve ku kanabisi i mbjellë ja ka kaluar edhe grurit që mbillej në kohën e komunizmit për të siguruar njëqind përqind bukën në vend…”, ka informuar në ligjëratë të drejtë burimi ynë.

Sipas planit sekret, forca vepruese të terrenit do të jenë anëtarët e Forumit Rinor të PD-së, detashmenti i njohur tashmë si “Korpusi Rinor “Azem Hajdari”, si edhe anëtar e simpatizantë të kësaj partie. Është një kontigjent i shtuar njerëzor, i cili jo vetëm do të evidentojë parcelat e patrazuara të hashashit, duke i “pushtuar” ato, por është planifikuar që ti djegë publikisht bimët e begata që presin të koren.

Në këtë aksion, nga të parët e këtij lloji, është planifikuar gjithashtu që detashmentet vepruese të shoqërohen nga kamerat e mediave të kontrolluara nga opozita, ndërsa problem i pazgjidhur ende tërësisht, mbetet mundësia e transmetimit direkt nga vëndet ku do të zhvillohen këto beteja.

Shtypi.net

Facebook Comments

POST A COMMENT.

three × one =